Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 142

Urata e një të përndjekuri

8 vargje

Urata e një të përndjekuri

1Poemë. E Davidit, kur ishte në shpellë. Lutje.

2Me gjithë zë e thërras Zotin në kushtrim, me sa zë kam Zotin e përbej,

3para tij zhgrehem në vajtimin tim, para tij e qes shtrëngimin tim.

4Megjithëse shpirti im po meket në mua, ti e njeh udhën time. Udhës nga më duhej të kaloja ma ngrehën grackën.

5Shikoja djathtas e shihja: s’ ishte askush që të më njohë! Askund shteg shpëtimi dhe s’është askush që të kujdeset për jetën time!

6Atëherë të thirra në ndihmë, o Zot, e thashë: “Ti je strehimi im, ti je pjesa ime në tokën e të gjallëve.

7Vështroji britmat e mia, sepse jam përvujtëruar për së tepërmi. Më liro prej salvuesve të mi, sepse janë më të fortë se unë.

8Nxirre shpirtin tim prej rrethimit që ta lavdëroj Emrin tënd. Rreth meje do të bashkohen të drejtët nëse mirësisht do të kujdesesh për mua”.