Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 143

Përlutje e përvuajtur, Përlutje e përvujtë

12 vargje

Përlutje e përvuajtur

Përlutje e përvujtë

1Psalm. I Davidit. O Zot, dëgjoje lutjen time, vëri vesh sipas besnikërisë sate lutjes sime, më dëgjo në saje të drejtësisë sate.

2Mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk mund të dalë i drejtë përpara teje.

3Armiku e salvon shpirtin tim, përdhe e shtroi jetën time, më ka lidhur në errësirë porsi të vdekurit e kahershëm,

4shpirti im po rënkon në mua, të mpitë e kam zemrën në kraharor.

5Më kujtohen ditët e shkuara, i kujtoj të gjitha veprat e tua, i peshoj veprat që ti i kreve.

6I ngre drejt teje duart e mia, shpirti im si toka pa ujë ka etje për ty.

7Përgjigjmu pa vonesë, o Zot, se mbeta pa frymë, mos e fsheh fytyrën tënde prej meje të mos bëhem si ata që zbresin në varr.

8Bëj ta dëgjoj mëshirën tënde në mëngjes, sepse shpresën e kam vënë në ty. Ma mëso udhën së cilës duhet të eci, sepse tek ti e kam lartësuar shpirtin.

9Më shpëto prej armiqve të mi, o Zot, jam ndore tënde!

10Më mëso ta kryej vullnetin tënd, sepse ti je Hyji im. Shpirti yt i mirë le të më prijë në vend të drejtë,

11më përtërij në jetë, o Zot, pashë Emrin tënd. Pashë drejtësinë tënde nxirre shpirtin tim nga shtrëngimi,

12pashë mëshirën tënde shpërndaji armiqtë e mi, zhduki të gjithë ata që e salvojnë shpirtin tim sepse unë jam shërbëtori yt.