Himni për luftën e për fitoren
1I Davidit. Qoftë bekuar Zoti, ndihmëtari im që m’i mëson duart për luftim e gishtërinjtë për luftë.
2Mëshira ime dhe kështjella ime, strehimi im dhe çlirimtari im, shqyti im pas të cilit fshihem, ai që popullin tim e vë nën sundimin tim.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3O Zot, e ç’është njeriu që ti japësh rëndësi, biri i njeriut që të kujdesesh për të?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Njeriu i përngjan avullit, ditët e tija si hija që kalon.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5O Zot, priri qiejt e tu e zbrit, preki malet e ato le të tymojnë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Gjuaj rrufe e shpërndaji armiqtë, flakëro shigjetat dhe shpartalloji!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Shtrije dorën tënde prej së larti më shpëto e më nxirr prej ujërave të mëdha, prej kthetrave të bijve të huaj,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8goja e të cilëve gënjeshtra veç flet, e djathta e të cilëve ngrihet për tu betuar në gënjeshtër.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9O Zot, për ty do ta këndoj një këngë të re, për ty do të luaj në harpën dhjetë kordash,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10sepse mbretërve ti u jep fitoren, e shpëton Davidin, shërbëtorin tënd, prej shpatës vrastare.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Më shpëto e më liro prej kthetrave të bijve të të huajve, goja e të cilëve gënjeshtra veç flet, e djathta e të cilëve ngrihet për tu betuar në gënjeshtër.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Bëj që fëmijët tanë të jenë porsi pema që rritet në rininë e vet, bijat tona porsi shtyllat e këndeve, të hijshme porsi shtyllat e Tempullit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Drithnikët tanë mbushi plotë e përplot me gjithfarë frytesh me shumicë, delet tona me mijëra u shtofshin, të panumërta nëpër fushat tona,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14gjedhet tona të majme e të shëndosha. Rrënime as sulme mos pastë në muret tona, as vaj e gjëmë ndër sheshet tona!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Lum ai popull që i ka këto të mira, lum ai popull që Hyjin e ka Zot!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.