Lavdi Zotit - Mbretit të gjithësisë
1Himn. I Davidit. Alef Do të të lartësoj, o Mbret, Hyji im, dhe do ta bekoj Emrin tënd përgjithmonë e jetës. Bet
2Çdo ditë do të të bekoj dhe do ta lavdëroj Emrin tënd përgjithmonë e jetës. Gimel
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Zoti është i madh e i lavdërueshëm, e pashqyertueshme është madhëria e tij! Dalet
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Breznia breznisë do t’ia tregojë veprat e tua dhe do ta shpallin pushtetin tënd. He
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Do ta shpallin madhërinë e shenjtërisë sate, do t’i tregojnë mrekullitë e tua. Vau
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Do ta tregojnë fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, do t’i kumtojnë veprat e madhërishme të tuat. Zain
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Do ta përhapin kujtimin e hirësisë sate të madhe, do t’i brohorisin drejtësisë sate. Het
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zoti është vetë butësia e mëshira, i ngadalshëm në zemërim dhe plot dashuri. Tet
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Zoti është i mirë për të gjithë, i dhimbshëm për të gjitha krijesat e veta. Jod
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Le të lavdërojnë, o Zot, të gjitha veprat e tua e le të bekojnë shenjtërit e tu. Kaf
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Le ta tregojnë lavdinë e Mbretërisë sate, le të kuvendin për pushtetin tënd, Lamed
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12për tua shpallur njerëzve gjithëpushtetësinë tënde dhe lavdinë e madhërisë së mbretërisë sate. Mem
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mbretëria jote është mbretëri e amshueshme, pushteti yt prej breznie në brezni. Nun Besnik është Zoti në të gjitha premtimet e veta, i shenjtë në të gjitha veprat e veta. Samek
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Zoti ua jep dorën atyre që u merren këmbët, i çon ata që rrëzohen. Ain
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sytë e të gjithëve shpresojnë në ty, ti u jep ushqim në kohën e duhur. Fe
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ti e hap dorën tënde dhe mbush me të mira çdo gjë të gjallë. Sade
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17I drejtë është Zoti në të gjitha udhët e veta dhe i shenjtë në të gjitha veprat e veta. Kof
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Zoti është afër të gjithë atyre që e thërrasin, të gjithë atyre që e thërrasin me çiltërsi. Res
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E plotëson dëshirën e atyre që e druajnë, ua dëgjon përlutjen dhe i shpëton. Sin
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Zoti i ruan të gjithë ata që e duan, kurse të paudhët të gjithë do t’i shuajë. Tau
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Goja ime do ta shfaqë lavdinë e Zotit, çdo njeri do ta bekojë Emrin e tij të shenjtë përgjithmonë e jetës.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.