Himn Hyjit ndihmëdhënës
1ALELUJA! Lavdëroje, shpirti im, Zotin!
2Do ta lavdëroj Zotin gjithë jetën time, derisa të jem, Hyjit tim do t’i këndoj.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mos e vini shpresën tuaj në princa, në njeri që s’është i zoti të shpëtojë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Njeriu jep shpirt e kthehet në dheun e vet, brenda një dite humbasin synimet e tija.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I lumi ai që e ka ndihmën e Hyjit të Jakobit, që e ka shpresën në Zotin, Hyjin e vet,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6i cili krijoi qiellin e tokën, detin e gjithçka është në ta, që e mban besnikërinë për amshim,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7që u jep të drejtën të nëpërkëmburve, u jep ushqimin të uriturve. Zoti i çliron robërit,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zoti u jep dritën e syve të verbërve, Zoti i ndreq të kërrusurit, Zoti i do të drejtët,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Zoti i mbron ardhacakët, u ndihmon bonjakëve e të vejave, ndërsa mëkatarëve ua pështjellon udhët.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Zoti do të mbretërojë për jetë, Hyji yt, o Sion, nga breznia në brezni.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.