Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 149

Himn ngadhënjimi

9 vargje

Himn ngadhënjimi

1ALELUJA! Këndoni Zotit një këngë të re, këndoni lavdi në mbledhjen e shenjtërve!

2Le ti gëzohet Izraeli Krijuesit të vet, bijtë e Sionit t’i brohorisin Mbretit të vet!

3Le ta lavdërojnë Emrin e tij në valle, le t’i bien në nder të tij tupanit e citarës,

4sepse Zoti kënaqet në popullin e vet, të përvuajturit i nderon me shëlbim.

5Le të galdojnë të drejtët në lumturi, le të brohorisin nga shtrojat e veta!

6E paçin lavdinë e Zotit në gojë, e shpatën dytehëshe në dorë!

7Për të marrë shpagim mbi paganë, për t’u dhënë popujve ndëshkim,

8për ti lidhur mbretërit e tyre në pranga, princat e tyre në zinxhirë të hekurt,

9për ta zbatuar mbi ta dënimin prej kohësh të shkruar: - ky është nder për të gjithë besnikët e tij. Aleluja!