Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 150

Himni përfundues

5 vargje

Himni përfundues

1ALELUJA! Lavdërojeni Hyjin në Shenjtëroren e tij, madhërojeni në hapësirën e kupës qiellore!

2Lavdërojeni për veprat e madhërueshme të tija, lavdërojeni për madhërinë e madhe të tij!

3Lavdërojeni me zë të borisë, lavdërojeni me harpë e me cetër,

4lavdërojeni me tupan e valle, lavdërojeni me korda e me fyej!

5Lavdërojeni me cimbale tingëlluese, lavdërojeni me cimbale brohorie! Gjithçka që merr frymë le ta lavdërojë Zotin! Aleluja!