Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 2

Drama mesianike

12 vargje

Drama mesianike

1Përse paganët çohen peshë e përse popujt bluajnë punë të kota?

2Mbretërit e tokës po ngrihen, princat me përbetim çohen kundër Zotit e Mesisë së tij:

3“Le ti këputim vargjet e tyre, le ta flakim prej nesh zgjedhën e tyre”!

4Qeshet Ai që selinë e ka në qiell, i Larti Zot i përqesh ata!

5Pastaj u thotë në hidhërimin e vet, me zemërimin e hidhërimit të vet i huton:

6“Unë e kam shuguruar mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë”!

7Unë do ta shpall vendimin e Zotit. Ai më tha: “Ti je im Bir, unë sot të linda!

8Mi kërko e unë për pronë do të ti jap popujt, nën sundimin tënd gjithçka përfshin toka.

9Sundo mbi ta me skeptër hekuri dhe do ti thyesh porsi vegsha vorbëtari”!

10E tanipra, merrni vesh, o mbretër, mësoni ju që gjykoni dheun!

11Shërbejini Zotit me druajtje të madhe, nënshtrojuni Atij me nderim e dridhje,

12bëni siç kërkon Ai që të mos hidhërohet e të sharroni nga udha. Papritmas flakë i ndizet zemërimi. Lum zemra e atyre që shpresojnë në Të!