Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 1

LIBRI I, Dy udhët

6 vargje

LIBRI I

Dy udhët

1Lum njeriu që nuk i ndjek këshillat e keqbërësve, që nuk qëndron në udhën e mëkatarëve e nuk rri së bashku me përqeshës,

2por kënaqet në Ligjin e Zotit dhe e kujton atë ditë e natë.

3Ai është porsi pema e mbjellë në bregun e ujit që rrjedh, e cila frytin e vet e jep në stinë dhe gjethet kurrë s’i vyshken: i ecën mbarë gjithçka të ndërmarrë.

4Jo, kështu jo, s’do tu ndodhë të paudhëve, por ata janë porsi byku që shpërndan era.

5Prandaj të paudhët s’do ti bëjnë ballë gjyqit as mëkatarët bashkimit të të drejtëve!

6Sepse Zoti e di udhën e të drejtëve, kurse udha e keqbërësve do të mbarojë.