Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 20

Lutje për mbretin

10 vargje

Lutje për mbretin

1Mjeshtrit të korit. Psalm. I Davidit.

2Të dëgjoftë Zoti në ditë të vështirë, zot të daltë Emri i Hyjit të Jakobit!

3Ta çoftë ndihmën prej Shenjtërores e të mbroftë nga Sioni!

4i rëntë në mend për të gjitha flitë e tua, u kënaqtë në flinë tënde të shkrumbimit!

5I plotësoftë të gjitha dëshirat e tua, i çoftë në vend të gjitha synimet e tua!

6U gëzofshim për ngadhënjimin tënd, lart i ngritshim flamujt për nder të Emrit të Hyjit! I plotësoftë Zoti të gjitha kërkesat e tua!

7Tani po e di se Zoti e shpëton të shuguruarin e vet, e dëgjon nga qielli i vet i shenjtë me fuqi ngadhënjyese të së djathtës së vet.

8Disa mburren me qerre e disa me kuaj: ne në Emër të Zotit, Hyjit tonë, jemi të fortë.

9Ata rrëshqitën dhe u rrëzuan, ne qëndrojmë drejt, të pathyeshëm.

10O Zot, shpëtoje mbretin tonë, na dëgjo kur të të thërrasim në ndihmë.