Zoti Dielli i drejtësisë
1Mjeshtrit të korit. Psalm. I Davidit.
2Qiejt e shpallin lavdinë e Hyjit, kupa qiellore kumton veprat e duarve të tij!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dita ditës ia përsërit këtë gjë e nata natës ia sjell këtë të vërtetë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E, pra, nuk është fjalë as zhumhur të të foluri, po as zë që do të mund të dëgjohet,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5megjithëse nëpër tokë i shpërndahet jehona, diçka si fjalë arrin deri në skaj të botës!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Diellit në to ia ngrehu tendën: del dielli si dhëndër nga dhoma martesore, thua vigani pash më pash i bie sheshit!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Në njërin skaj të qiellit lindjen e ka, udha e tij kapet në skajin tjetër, asgjë s’mund t’u fshihet rrezeve djegëse të tija.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8I përsosur është Ligji i Zotit, shpirtin përtërin; për t’u besuar është Dëshmia e Zotit, të miturve u jep dijen.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Urdhërimet e Zotit janë të drejta, kënaqin zemrën; urdhri i Zotit është i qartë, dritë u jep syve.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E panjollë është frika e Zotit, nuk ndërron në shekuj të shekujve; gjyqet e Zotit janë të vërteta, të gjitha njësoj të drejta.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Më të çmueshme se ari, se më i pastri ar, më të ëmbla se mjalti, se hoja që rrjedh mjaltë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shërbëtori yt me kujdes i mëson: ti mbash ato është fitore e madhe.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Porse kush i heton gabimet? Më pastro, o Zot, prej mëkateve të fshehta,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14ruaje shërbëtorin tënd, o Zot, prej krenarisë që të mos më zotërojë ajo, atëherë do të jem i patëmetë, i pastër krejtësisht prej mëkatit të madh.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Të pëlqefshin, o Zot, fjalët e gojës sime, edhe mendimi i zemrës sime para teje, o Zot, Ndihmësi im e Shëlbuesi im!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.