Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 24

Liturgjia e hyrjes në Shenjtërore

10 vargje

Liturgjia e hyrjes në Shenjtërore

1Psalm. I Davidit. E Zotit është toka dhe gjithçka ajo ka, rruzulli mbarë e të gjithë banorët e tij.

2Ai vetë e themeloi mbi dete, dhe e bëri të qëndrueshme mbi lumenj.

3Kush do të ngjitet mbi malin e Zotit e kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?

4Ai që duart i ka të pafajshme e zemrën të pastër, ai që nuk e drejtoi shpirtin e vet në kotësi, ai që nuk betohet në gënjeshtër.

5Ky do ta marrë bekimin prej Zotit, shfajësimin e Hyjit, Shëlbuesit të vet.

6E tillë është breznia e atyre që kërkojnë Zotin, e atyre që kërkojnë fytyrën e Hyjit të Jakobit.

7“Lartësoni, o dyer, ballnikët tuaj! Lartësohuni, o dyer të amshueshme, që të hyjë Mbreti i lavdisë”!

8Kush është ky Mbreti i lavdisë? Zoti, i Forti, Ngadhënjyesi! Zoti, Ngadhënjyes në luftë!

9Lartësoni, o dyer, ballnikët tuaj, lartësohuni, o dyer të amshueshme, që të hyjë Mbreti i lavdisë!

10“E kush është ky Mbreti i lavdisë? Ai, Zoti i Ushtrive, ai vetë është Mbreti i lavdisë”!