Bariu i mirë
1Psalm. I Davidit. Zoti është bariu im, asgjë nuk më mungon.
2Më pushon kullotave të gjelbra, më prin në ujëra të qeta,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3shpirtin ma përtërin. Ai më prin shtigjeve të drejta në saje të dashurisë së Emrit të vet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes, s’trembem nga e keqja sepse ti je me mua: thupra jote dhe kërraba për mua janë ngushëllim.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ti ma shtron tryezën përpara ndër sy të armiqve të mi, me vaj erëmirë kokën ma lyen, gotën ma mbush plot e përplot.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Hiri dhe mirësia do të më përcjellin në të gjitha ditët e jetës sime, do të banoj në shtëpinë e Zotit derisa të jem gjallë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.