Lutja e të drejtit të përndjekur
1I Davidit. Dënoji, o Zot, ata që më paditin, luftoji ata që më luftojnë!
2Merri armët e mburojën e çohu të më ndihmosh,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Vringëllo heshtën e sakicën kundër atyre që më përndjekin, thuaji shpirtit tim: “Unë jam shëlbimi yt!”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4U turpërofshin dhe u çnderofshin ata që e kërkojnë jetën time, u zmbrapshin dhe u turpërofshin ata që ma mendojnë të keqen.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5U bëfshin porsi byku para erës e i dëboftë engjëlli i Zotit!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Udha e tyre u bëftë e errët e rrëshqitëse kur në shpinë t’u vihet engjëlli i Zotit!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse pa arsye ma ngrehën rrjetën, sepse pa arsye ia hapën gropën shpirtit tim.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8U ardhtë vdekja e papritur, u zënçin në rrjetën që vetë e ngrehën, rënçin në gropën që vetë e hapën!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kurse shpirti im do të galdojë me Zotin, do ta gëzojë shpëtimin e tij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të gjithë eshtrat e mi do të thonë: “E kush është, o Zot, si ti që e shpëton të varfrin prej dhunëtarit, prej cubave të mjerin e skamnorin”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11U ngritën dëshmitarë të pashpirtë, më pyesin për gjëra që s’i di,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12të mirat mi kthejnë me të këqija: vetmim për shpirtin tim.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E pra, unë, kur ata ishin të sëmurë, ngjeshesha me grathore, me agjërim e mundoja shpirtin tim, lutesha për ta me gjithë afshin e zemrës.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sikur ta kisha të afërm, sikur për vëllanë kërrusesha i trishtuar porsi ai që mban zi për nënën.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E taniqë vetë rrëshqita, ata po gëzohen, u bashkuan për të më salvuar papritmas,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16vazhdimisht më shqyejnë e nuk pushojnë, më përqeshin duke më shpotitur, kundër meje dhëmbët i kërcëllijnë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17O Zot, deri kur ti vetëm do të shikosh? Liroje shpirtin tim nga sulmet e tyre, prej luanëve të vetmen të mirë timen.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Do të të falënderoj në kuvendin e dheut, do të të lavdëroj mes popullit të shumtë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Mos lejo të gëzohen mbi mua armiqtë e mi rrenacakë, që të mos bëjnë me sy ata që më urrejnë pa arsye.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Sepse ata nuk flasin për paqe, por trillojnë dredhi kundër paqedashësve të dheut.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Hapin gojën e vet kundër meje e thonë: “Hë, hë! Me sytë tanë ia pamë të zezën”!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ti po sheh, o Zot, tani mos hesht, o Zot, mos më rri larg!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Zgjohu, ngrihu për të më mbrojtur, o Zot, Hyji im, mbroje ti çështjen time!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Më gjyko sipas drejtësisë sate, o Zot, Hyji im, që të mos gëzohen mbi mua!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Të mos thonë në zemrën e tyre: “Lum shpirti ynë”! Që të mos thonë: “E përpimë”!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26U skuqshin dhe njëherësh u çnderofshin, ata që i gëzohen të keqes sime, turpi dhe marrja i mbuloftë ata që çohen kundër meje!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27U kënaqshin dhe u gëzofshin, ata që e kanë për zemër drejtësinë time! Thënçin përherë: “Qoftë madhëruar Zoti që e do paqen e shërbëtorit të vet”.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Gjuha ime do ta shpallë drejtësinë tënde, ditë për ditë lavdin tënd.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.