Lavdi drejtësisë hyjnore
1I Davidit, kur u shtir si i dalë mendsh para Abimelekut e, i dëbuar prej tij, u largua. Alef
2Përherë do ta bekoj Zotin, në gojën time përherë lavdi i tij. Bet
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Shpirti im mburret në Zotin: le të dëgjojnë të përvuajturit e le të gëzohen. Gimel
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Bashkë me mua jepni lavdi Zotit, le ta lartësojmë së bashku Emrin e tij. Dalet
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E kërkova Zotin e ai më dëgjoi edhe më çliroi nga çdo frikë që pata. He
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Shikojeni atë e do të ndriçoheni fytyra juaj nuk do të turpërohet. Zain
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ja, ky skamnor e thirri në ndihmë e Zoti e dëgjoi dhe e shpëtoi nga të gjitha vuajtjet e tija. Het
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Engjëlli i Zotit ngreh llogore rreth atyre që e kanë frikë dhe i shpëton. Tet
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sprovoni e shihni sa i mirë është Zoti! I lumi ai që shpreson në të! Jod
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nderojeni Zotin, ju shenjtërit e tij, s’u mungon gjë atyre që e druajnë. Kaf
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pasanikët u varfëruan dhe patën uri, ata që kërkojnë Zotin do të kenë çdo të mirë. Lamed
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ejani, o bij, e më dëgjoni: do t’jua mësoj frikën e Zotit. Mem
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13A e dëshiron jetën, o njeri? A dëshiron ditë të shumta për të gëzuar të mirat? Nun
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Rrudhe gjuhën tënde prej së keqes, gojën tënde prej fjalëve gënjeshtare. Sameh
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ik prej së keqes e bëj të mirën, kërkoje paqen e ndiqe atë! Ain
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sytë e Zotit shohin të drejtët, veshët e tij ua dëgjojnë ofshamat. Fe
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Fytyra e Zotit është kundër keqbërësve për ta zhdukur prej dheut kujtimin e tyre. Sade
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Klithin të drejtët, Zoti i dëgjon, i liron prej të gjitha vështirësive të tyre. Kof
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Zoti është afër atyre që pendohen me zëmër, i shpëton shpirtpërgrirët. Res
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Sado të vështira të ketë i drejti, prej të gjithave do ta shpëtojë Zoti. Sin
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Zoti i ruan eshtrat e tyre: asnjë prej tyre nuk do t’u thyhet. Tau
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E keqja e vet do ta vrasë keqbërësin, e do ta paguajnë ata që e urrejnë të drejtin. Fe
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Zoti e shpaguan shpirtin e shërbëtorëve të vet, nuk do të ndëshkohen ata që shpresojnë në të.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.