Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 37

Fati i të drejtit dhe i keqbërësit, Fati i të drejtit dhe i bakeqit

40 vargje

Fati i të drejtit dhe i keqbërësit

Fati i të drejtit dhe i bakeqit

1I Davidit Alef Mos u zemëro kundër keqbërësve as mos ua ki lakmi atyre që bëjnë keq.

2Sepse do të thahen me shpejtësi si kashta e do të kalben si bari i njomë. Bet

3Shpreso në Zotin e bëj mirë: kështu do të banosh Tokën e premtuar e do të jetosh në paqe.

4Vëre gëzimin tënd në Zotin e ai do t’i plotësojë dëshirat e zemrës sate. Gimel

5Lëshoje në dorë të Zotit fatin tënd, shpreso në të dhe ai do të kryejë gjithçka.

6Do ta bëjë të shndritë si drita drejtësia jote, të drejtën tënde porsi mesdita. Dalet

7Hesht para Zotit e shpreso në të e mos u zemëro për shkak të atij që punët i ecin mbarë, për njeriun që djerron tradhti. He

8Hiqu zemërimit e largoje hidhërimin, mos u nervozo se vetëm prish punë,

9sepse ata që bëjnë keq do të shuhen, kurse ata që shpresojnë në Zotin do ta trashëgojnë tokën. Vau

10Edhe pak kohë e keqbërësi do të sharrojë, tani ia kërkon vendin e s’do t’ia gjesh,

11kurse të butët do ta trashëgojnë tokën e do të kënaqen në paqe me një mijë të mirat. Zain

12Keqbërësi i vë prita të drejtit, kundër tij kërcëllon dhëmbët,

13por Zoti e përqesh atë, sepse e sheh se do t’i vijë dita. Het

14Mëkatarët vringëlluan shpatën dhe ngrehën harkun për ta shtruar përdhe nevojtarin e skamnorin, për t’i vrarë ata që ecin udhës së drejtë.

15Shpata e tyre do të shpojë zemrat e tyre, harku i tyre copë e grimë do të bëhet. Tet

16Më mirë pakica e të drejtit sesa pasuria e madhe e keqbërësit,

17sepse krahët e keqbërësve do të thyhen, ndërsa të drejtët i mban në fuqi Zoti. Jod

18Vetë Zoti mendon për jetën e të mirëve, trashëgimi i tyre do të qëndrojë për amshim.

19Nuk do të turpërohen në ditë të keqe, s’do t’u mungojë buka në kohë zie. Kaf

20Kurse keqbërësit - armiqtë e Zotit, do të sharrojnë, porsi stolia e fushave do të vyshken, do të zhduken porsi tymi. Lamed

21I paudhi merr hua e nuk kthen, ndërsa i drejti ka dhembje e dhuron.

22Ata që Zoti i bekon, do ta trashëgojnë tokën, ndërsa ata që i Lumi i mallkon, do të shuhen. Mem

23Zoti i forcon hapat e njeriut dhe përcjell me dashuri udhën e tij.

24Kur rrëzohet nuk thërmohet, sepse Zoti e mban për dore. Nun

25I ri qeshë edhe u plaka, por nuk e pashë të drejtin të lënë pas dore as fëmijët e tij duke kërkuar bukë.

26Gjithmonë ka mëshirë dhe huazon, prandaj edhe pasardhësit e tij janë të bekuar. Sameh

27Hiqu së keqes e bëj të mirën e s’do të jesh i paplang e i pashtëpi për amshim,

28sepse Zoti e do të drejtën dhe nuk i lëshon dore miqtë e vet. Ain Keqbërësit me siguri do të shfarosen, breznia e tyre do të shuhet.

29Tokën do ta trashëgojnë të drejtët dhe në të do të banojnë për amshim. Fe

30Goja e të drejtit e shkoqit dijen, gjuha e tij shpall të drejtën.

31Ligji i Hyjit të tij është në zemrën e tij: nuk çalojnë hapat e tij.

32I paudhi e përgjon të drejtin: shikon si ta vrasë.

33Porse Zoti s’do ta lëshojë në duar të tija nëse gjykohet s’lejon ta dënojnë. Kof

34Prite me duresë Zotin dhe ec udhës së tij, ai do të të bëjë të madh e do ta trashëgosh Tokën dhe do ta shikosh shfarosjen e të paudhëve. Res

35E pashë të paudhin tepër të lartësuar, të lartë porsi cedrin e kërthndezët;

36kalova dhe, ja, nuk ishte, e kërkova e nuk e gjeta. Sin

37Ruaje pafajësinë e zbatoje të drejtën: njeriu i paqes pas vetes lë djalin.

38Të paudhët së bashku të gjithë do të shuhen, bir as bijë keqbërësit nuk do të lënë. Tau

39Shpëtimi i të drejtëve vjen prej Zotit, ai është strehimi i tyre në ditë të ngushtë.

40Vetë Zoti u ndihmon, ai i ruan, do ti lirojë prej keqbërësve sepse shpresuan në të.