Falenderim dhe lutje
Falënderje dhe lutje
1Mjeshtrit të korit. I Davidit. Psalm.
2Me shpresë të gjallë shpresova në Zotin dhe ai u prir drejt meje,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3e vështroi britmën time. Ai më nxori nga gropa e mjerimit, nga gropa plot baltë, këmbët m’i qiti mbi shkëmb dhe m’i bëri të fortë hapat.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Në gojë më vuri një këngë të re, himnin e Zotit, Hyjit tonë. Shumë do të shohin e do të druajnë dhe do të shpresojnë në Zotin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I lumi ai që shpresën e vet e vë në Zotin që nuk i nderon krenarët e ata që i mbështeten gënjeshtrës.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Shumë mrekulli bëre, o Zot, Hyji ynë, të mrekullueshme janë qëllimet e tua me ne: nuk gjendet një tjetër i ngjashëm me ty! Nëse dua t’i shpall e t’i tregoj, janë aq shumë, saqë s’mund t’i numëroj.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Fli e dhurata ti nuk do, vetë ma zbulove vullnetin tënd: fli shkrumbimi e pendestare nuk kërkon,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8atëherë thashë: “Ja, po vij unë. Në Librin e Ligjit shkruan për mua:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Të kryej vullnetin tënd, Hyji im, dëshiroj, Ligji yt është në thellësinë e zemrës sime”.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Drejtësinë tënde e shpalla në kuvendin e dheut, shih, nuk i mbaj të mbyllura buzët, o Zot, ti e di.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Nuk e fsheha drejtësinë tënde në zemrën time, do ta kumtoj të vërtetën tënde dhe shpëtimin tënd, kurrë s’e mohova mirësinë tënde e të vërtetën tënde në kuvendin e dheut.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E ti, o Zot, mos mi moho përdëllimet e tua, dashuria jote dhe e vërteta jote më ruajtshin vazhdimisht,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13sepse më rrethuan të këqija të panumërta, më pushtuan fajet e mia e nuk më lënë të shoh: më shumë janë se fijet e flokëve të kokës, kështu që edhe zemra po më lëshon.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Denjo, o Zot, të më shpëtosh, o Zot, nxito të më ndihmosh!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Le të turpërohen e le ti mbulojë turpi ata që synojnë të ma marrin jetën! Le të zmbrapsen dhe le të mbesin të turpëruar ata që ma dëshirojnë të keqen!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Le të mbesin të hutuar në turpin e vet ata që, të kënaqur për të keqen time, më përqeshin!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kurse le të gëzohen e le të galdojnë me ty, të gjithë ata që të kërkojnë ty e të thonë vazhdimisht: “I madhërishëm është Zoti!”, të gjithë ata që e duan shëlbimin tënd.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Njëmend jam skamnor e i vobektë porse Zoti kujdeset për mua. Ti je ndihma ime dhe shpëtimi im: Hyji im, deh, mos vono.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.