Njeriu është një asgjë kundrejt Hyjit
1Mjeshtrit të korit. Idutun. Psalm. I Davidit.
2Thashë: “Do t’ia vë mendjen sjelljes sime që të mos mëkatoj me gjuhën time, fre do t’i vë gojës sime sa të jetë para meje keqbërësi.”
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Heshta, nuk fola, vër me gojë nuk bëra, por më kot dhembja ime u përtërit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Flakë u ndez në mua zemra, posa më shkonte mendja në të - flakë ndizesha,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5fola me gjuhën time: “Ma zbulo, o Zot, mbarimin tim, cili është numri i ditëve të mia, që ta di sa e shkurtër është jeta ime”!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ja, në gishta mund të numërohen ditët e jetës sime, jeta ime është asgjë para teje, vetëm avull është çdo njeri.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Porsi hije kalon jeta e njeriut, e kotë është krejt puna e tij: ai mbledh visare e s’di kush i gëzon.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E tani çka mund të pres, o Zot? Shpresa ime është në ty!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Më pastro prej të gjitha fajeve të mia, mos lejo të bëhem loja e të patenzonit!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sbëj zë, gojën nuk e hap sepse je ti ai që vepron.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Largoji, deh, prej meje ndëshkimet e tua, se më doli shpirti nën peshën e dorës sate!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ti njëmend me ndëshkim e përmirëson njeriun, porsi tenja e bren dëshirën e tij. Vërtet tytësi është çdo njeri!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dëgjoje, o Zot, lutjen time, vështro klithmat e mia! Mos u bëj i shurdhët ndaj lotëve të mi! Para teje unë jam i huaj, endacak porsi etërit e mi.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Më lër njëherë të lirë të marr frymë, para se të shkoj e të mos jem më!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.