Për kultin “në shpirt e në të vërtetë”
1Psalm. I Asafit. Flet Zoti, Hyji i hyjnive dhe e thërret tokën që ku lind dielli e deri ku perëndon.
2Nga Sioni, shkëlqim bukurie, Hyji ndriçon!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Hyji ynë do të vijë e nuk do të heshtë: para i shkon zjarri që përpin, përreth tmerrshëm tërbohet stuhia.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E thërret qiellin prej së larti edhe tokën për të gjykuar popullin e vet:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5“Bashkoni para meje besimtarët e mi, që me fli lidhën Besëlidhjen me mua”!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Qiejt shpallin drejtësinë e tij sepse Hyji është gjykatës!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7“Dëgjo, populli im, dua të flas, o Izrael, dëshmoj kundër teje: unë Hyji jam Hyji yt!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Nuk të qortoj për flitë e tua, flitë e shkrumbimit të tuat i kam gjithherë para sysh!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9S’do të pranoj prej shtëpisë satë mëzat, as cjap prej tufave të tua.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sepse të gjitha egërsirat e pyjeve janë të miat, me mijëra kafshë në malet e mia.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11I njoh të gjithë shpendët e ajrit dhe imja është gjithçka lëviz mbi tokë!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po të kisha uri, ty nuk do të të thoja: imi është rruzulli e gjithçka ai përmban.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pse, a thua unë ha mish mëzetërish e pi gjak cjepsh?
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kushtoji Hyjit fli falenderimi dhe zbatoja Hyjit kushtet e tua,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15e më thirr në ditën e travajit: unë do të të shpëtoj e ti më jep lavdinë”!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kurse mëkatarit Hyji i thotë: “Si guxon ti ti shtjellosh urdhërimet e mia? Si e merr nëpër gojë Besëlidhjen time,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17kur ti e urren disiplinën, pas shpine i hedh urdhrat e mi?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur e sheh vjedhësin, shok bëhesh me të, e me lavire vazhdimisht merr pjesë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Gojën tënde e përdor për fitime, gjuha jote thur dredhi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Me paramendim flet kundër vëllait tënd, çnderon djalin e nënës sate.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kështu veprove e unë heshta. A mendon ti se unë jam si ti? Po të qortoj e po ti përplas në fytyrë”.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Merrni vesh mirë ju të gjithë që e harroni Hyjin: mos më bëni t’ju fus në thonj se s’gjendet ai që mund t’ju shpëtojë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Më nderon ai që më kushton flinë e lavdit, do t’ia tregoj shpëtimin e Hyjit atij që ecën udhës së drejtë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.