Rrëfimi i mëkatarit të penduar
1Mjeshtrit të korit. Psalm. I Davidit.
2Kur erdhi tek ai profeti Natan pasi kishte mëkatuar me Betsabenë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ki mëshirë për mua, o Hyj, sipas mëshirës sate, pashë mirësinë tënde shlyeje mëkatin tim!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Më laj krejtësisht prej mëkatit tim e më pastro prej fajit tim!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse e pranoj paudhësinë time: mëkatin tim përherë e kam para sysh.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ty, vetëm ty të kam rënë në faj dhe kam bërë ç’është keq para teje, prandaj je i drejtë sado të më ndëshkosh, dhe i paanshëm në dënimin tënd.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ja, mëkatar unë linda, madje në mëkate nëna ime më ngjizi,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8por ti që e do çiltërsinë e zemrës, m’i mëso thellësitë e dijes së shpirtit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Më stërpik me hisop e do të bëhem i pastër, më laj e do të bëhem më i bardhë se bora.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Bëj ta ndiej zërin e haresë e të gëzimit dhe do të gëzohen eshtrat e thërmuara.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Largoje shikimin tënd prej mëkateve të mia, e resiti të gjitha fajet e mia.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Krijoje në mua, o Hyj, zemrën e pastër, përtërij në mua një shpirt të qëndrueshëm!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mos më flak larg fytyrës sate, mos e hiq prej meje shpirtin tënd të shenjtë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ma kthe gëzimin e shpëtimit tënd, dhe më forco me shpirt të gatshëm.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E unë do tua mësoj mëkatarëve udhën e shëlbimit e fajtorët do të kthehen tek ti.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ma fal gjakun e derdhur, o Hyj, Hyji i shëlbimit tim, dhe gjuha ime do ta shpallë shenjtërinë tënde.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Zhdërvilloj, o Zot, buzët e mia, dhe goja ime do ta shpallë lavdinë tënde.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Sepse ti nuk kënaqesh në fli, e, nëse të kushtoj fli shkrumbimi, s’të pëlqejnë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Flia e vërtetë për Hyjin: shpirti i penduar; ti, o Hyj, nuk e përbuz zemrën e penduar, të thërmuar!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pashë mirësinë tënde, o Zot, bëji mirë Sionit, ndreqi përsëri muret e Jerusalemit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë do ti pranosh flitë e drejtësisë, flitë e shkrumbimit e të gjitha kushtet, atëherë do të mund të kushtohen mëzetër mbi lterin tënd.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.