Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 52

Ndëshkimi i keqbërësve, Ndëshkimi i bakëqijve

11 vargje

Ndëshkimi i keqbërësve

Ndëshkimi i bakëqijve

1Mjeshtrit të korit. Poemë. E Davidit.

2Pasi Doeg Edomiti shkoi te Sauli e i tha:“Davidi hyri në shtëpinë e Abimelekut.”

3Pse krenohesh me vepra të këqija ti që je i madh për nga paudhësia?

4Gjithë ditën trillon tradhti! Gjuha jote brisk i mprehtë, o mjeshtër fitimesh!

5Ti e do të keqen më tepër se të mirën, gënjeshtrën se të flasësh të vërtetën,

6të pëlqejnë fjalët ngatërrestare, o gjuhë fitimesh!

7Prandaj Hyji krejtësisht do të të zhdukë, do të të zhdukë për përgjithmonë, do të të çrrënjosë prej tendës, do të të çrrënjosë nga toka e të gjallëve.

8Të tmerruar do të shohin të drejtët e do të qeshin mbi të:

9“Ja, njeriu që nuk e mori Hyjin për mbrojtës, por shpresoi në kamjen e vet të madhe dhe krenohej me tradhtitë e veta.”

10E unë porsi ulliri i gjelbër në Shtëpinë e Hyjit, shpresoj në mirësinë e Hyjit për amshim e në shekuj të shekujve.

11Do të të lavdëroj përherë që veprove ashtu, shpresën do ta vë në Emrin tënd sepse është i mirë në sy të besimtarëve të tu.