Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 56

Besimtari nuk do të bjerë poshtë

14 vargje

Besimtari nuk do të bjerë poshtë

1Mjeshtrit të korit. Mbi: “Jonat elem rehokim”. I Davidit. Poemë. Kur filistenjtë e zunë rob në Gat.

2Ki mëshirë për mua, o Hyj, se po më shkel armiku, sulmuesi im po më ngushton gjithë ditën.

3Armiqtë e mi po më shqelmojnë çdo ditë e sulmuesit e mi janë tepër shumë, o i Tejetlartë!

4Atë ditë që do të më kapë frika, në Ty do ta vë shpresën!

5Në Hyjin, të cilit ia lavdëroj fjalën, në Hyjin e kam vënë shpresën, nuk trembem: çka mund të më bëjë njeriu?

6Çdo ditë mi shpjegojnë mbrapsht fjalët, smendojnë tjetër veçsepër të ma bërë shpellën:

7ngjallin grindje, më vënë pusi, mi ruajnë hapat, mendojnë kokën të ma hanë!

8Shpaguaj sipas fajeve të tyre, në furinë tënde përplasi, o Hyj, përdhe paganët!

9Ti i ke numëruar ditët e mërgimit tim, lotët e mi mblidhi në rrëshiqin tënd! A thua s’janë të shkruar në librin tënd?

10Atëherë armiqtë e mi do të zmbrapsen kur ta kërkoj ndihmën tënde, sepse e di mirë se Hyji është me mua.

11I jap lavdi fjalës së Hyjit, e madhëroj fjalën e Zotit.

12Në Hyjin kam vënë shpresën, nuk do të trembem: çka mund të më bëjë njeriu?

13Me ty, o Hyj, më lidhin kushtet e mia, do të të kushtoj fli falenderimi,

14sepse ma ke shpëtuar jetën prej vdekjes, këmbët e mia prej rrëzimit që të mund të eci në praninë e Hyjit, në dritën e të gjallëve.