Në mes të luanëve
1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “Mos shkatërro...” E Davidit. Poemë. Kur iku prej Saulit në shpellë.
2Ki mëshirë për mua, o Hyj, ki mëshirë për mua, sepse shpirti im mbështetet në Ty, po strehohem nën hijen e krahëve të tu derisa të më kalojë rreziku i pritës.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Do ta thërras në ndihmë Hyjin e Tejetlartë, Hyjin që më bën mirë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Do të ma dërgojë ndihmën prej qiellit e do të më shpëtojë, do t’i turpërojë ata që më shtypin, Hyji do ta dërgojë mëshirën e të vërtetën e vet.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Shpirti im banon mes luanëve që i përpijnë bijtë e njerëzve. Dhëmbët e tyre heshta e shigjeta, gjuha e tyre shpatë e mprehtë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell, përmbi mbarë tokën lavdia jote!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Këmbëve të mia u vunë leqe, e ngushtuan shpirtin tim, para meje e hapën gropën: ata vetë ranë brenda!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zemra ime është gati, o Hyj, gati është zemra ime:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9do të këndoj, këngës do t’ia them! Zgjohu, lavdia ime, Zgjohu, o harpë e cetër, dua ta zgjoj agimin!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Do të të lavdëroj ndër popuj, o Zot, ty do të të këndoj ndër kombe.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse u madhërua deri në qiell dashuria jote, e deri në re e vërteta jote!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell, përmbi mbarë tokën lavdia jote!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.