Thirrje në ndihmë në vështirësi
1Mjeshtrit të korit. Për instrumenta me korda. Në oktavë. Psalm. I Davidit.
2O Zot, mos më qorto në zemërimin tënd as mos më ndëshko në hidhërimin tënd!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ki mëshirë për mua, o Zot, se më shkatërroi sëmundja, më shëro, o Zot, se u thërmuan eshtrat e mi.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Shpirti im është tejet i shqetësuar, e ti, o Zot - e deri kur... ?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kthehu, o Zot, deh më shëro, më shpëto në saje të mirësisë sate!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sepse ndër të vdekur kush të kujton, në Nëntokë kush të këndon lavde?
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Plasa duke gjëmuar, natë për natë e laj shtratin tim, me lotët e mi e laj shtrojën time.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sytë e mi po shqimen nga vajtimi, u plaka mes armiqve të mi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Largohuni prej meje të gjithë ju që bëni keq, sepse Zoti e dëgjon zërin e dënesës sime!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Zoti e dëgjon lutjen time, Zoti e pranon lutjen time!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11U turpërofshin dhe tmerrësisht u hutofshin armiqtë e mi e, të çnderuar, shpejt u kthefshin mbrapa!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.