Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 5

Lutja e mëngjesit, Urata e mëngjesit

13 vargje

Lutja e mëngjesit

Urata e mëngjesit

1Mjeshtrit të korit. Me fyej. Psalm. I Davidit.

2Dëgjoji, o Zot, fjalët e mia, kuptoje dënesën time!

3Dëgjoje zërin e britmës sime, Mbreti im e Hyji im!

4Sepse ty ta drejtoj lutjen time, o Zot, që në mëngjes e dëgjon zerin tim: që në mëngjes dal para teje e pres.

5Sepse ti nuk je Hyj që i pëlqen padrejtësia, pranë teje nuk ka vend keqbërësi,

6keqbërësit nuk mund të qëndrojnë përpara syve të tu.

7Ti i urren të gjithë ata që bëjnë keq, i zhduk të gjithë ata që flasin gënjeshtra; Të neverit gjakësori e tradhtari.

8E unë në saje të dashurisë sate të madhe do të hyj në Shtëpinë tënde, do të bie përmbys me nderim në Tempullin tënd të shenjtë.

9O Zot, më prij udhës së drejtësisë sate, për shkak të armiqve të mi, rrafsho para meje udhën tënde.

10Jo, s’ka çiltërsi në gojën e tyre, humnerë është zemra e tyre, gurmazi i tyre varr i hapur e me gjuhë përkëdhelin.

11Ndëshkoji ata, o Perëndi, poshtë le t’u bien synimet, dëboji për shkak të pabesive të shumta të tyre, sepse ngritën kokë kundër teje, o Zot.

12Le të gëzohen ata që mbështeten në ty, le të galdojnë përherë e në amshim! Mbroji dhe le të gëzohen në ty të gjithë ata që e duan Emrin tënd!

13Sepse ti, o Zot, e bekon të drejtin, si shqyt e mbron dashamirësia jote.