Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 60

Lutje kombëtare pas humbjes së luftës, Uratë kombëtare pas humbjes së luftës

13 vargje

Lutje kombëtare pas humbjes së luftës

Uratë kombëtare pas humbjes së luftës

1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “lili i urdhrit” Poemë e Davidit.

2Kur luftoi kundër Aram Naharaimit e Aram Sobës e kur Joabi, në kthim, i mundi 12. 000 edomas në Luginën e Kripës.

3O Hyj, ti na flake tej, na theve: ishe zemëruar! Kthehu prapë tek ne!

4E tunde dheun, copë e ndave, shëroja plasaritjet se po fundoset!

5Bëre që populli yt të shohë të vështirësi të mëdha, na dhe të pimë verë që të merr mendtë!

6Por ti u dhe shenjë të dashurve të tu të tërhiqen nga goditja e harkut,

7por që të shpëtojnë të dashurit e tu ndihmo me të djathtën tënde e na dëgjo!

8Hyji foli në Shenjtëroren e vet: “Do të gëzohem, do ta ndaj Sikemin, do ta mas Luginën Sukot!

9Imi është Galaadi, imi Manaseu, Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im,

10Moabi legeni ku unë lahem, në Edom do ta hedh këpucën time, mbi filistenj do të brohoris fitoren”!

11Kush do të më çojë deri në fortesë! Kush do të më prijë deri në Idume?

12Vallë, mos jo ti, o Hyj, që na flake tej, vallë a s’do të dalësh, o Hyj, me forcat tona? Deh, na ndihmo në ditë të ngushtimit, sepse s’ka shpëtim prej ndihmës së njeriut!

13Bashkë me Hyjin mrekulli do të bëjmë, ai do t’i shqelmojë armiqtë tanë!