Kundër të paudhëve
1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “Mos shkatërro...” E Davidit. Poemë. Kur Sauli dërgoi njerëzit t’ia rrethonin shtëpinë e ta vrisnin Davidin.
2Hyji im, më shpëto prej armiqve të mi, më mbro prej sulmuesve të mi!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Më shpëto prej atyre që bëjnë të keqen, më shpëto prej atyre që derdhin gjak!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ja, ia vunë pritën jetës sime, u sulën kundër meje të fortët!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E pra, unë skam faj as mëkat, o Zot, pa pasur në mua paudhësi, bëhen gati të më sulmojnë! Çohu, eja e shiko,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6ti, o Zot, Hyji i ushtrive, Hyji i Izraelit, zgjohu e ndëshkoji të gjithë paganët, mos mëshiro asnjë që vepron pabesisht!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë, enden nëpër qytet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ja, vjellin nga goja padrejtësi, shpatë i kanë buzët, thonë: “Kush na ndien”?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E ti, o Zot, i përqesh ata, në lojë i vë të gjitha kombet.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Fuqia ime, ty të pres, sepse ti, o Hyj, je kështjella ime.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Hyji im, mëshira jote do të më mbërrijë me kohë, Hyji do të bëjë nga lart t’i shikoj armiqtë e mi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mos i vra që populli im të mos harrojë, por shpërndaji me fuqinë tënde, shtroji përdhe, o Zot, Mbrojtësi im!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mëkat është çdo fjalë që del nga goja e tyre: le të sharrojnë në krenarinë e tyre! Për shkak të shpifjeve e gënjeshtrave që flasin
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14shfarosi në hidhërimin tënd, shfarosi e të mos jenë, le ta dinë se Hyji është zotërues në Jakobin e mbarë skajet e tokës!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kthehen në mbrëmje, lehin si qentë, enden nëpër qytet.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Le të enden rrotull për të gjetur ushqim; e, nëse nuk do të ngopen, le të ulërijnë!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kurse unë do ta këndoj fuqinë tënde, në mëngjes do ta lartësoj dashurinë tënde, sepse ti qe kështjella ime, strehimi im në ditën e rrezikut tim.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Fuqia ime, ty dëshiroj të të këndoj, sepse, ti o Hyj, je kështjella ime: Hyji im, mëshira ime!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.