Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 63

Dëshira ndaj Hyjit

12 vargje

Dëshira ndaj Hyjit

1Psalm. I Davidit, kur qëndronte në shkretëtirën e Judës.

2O Hyj, Hyji im je ti, që në agim të kërkoj. Ka etje për ty shpirti im, ty të dëshiron trupi im, si toka e shkretë, e thatë, e paujë,

3kështu erdha në Shenjtëroren tënde për ta parë fuqinë tënde e lavdinë tënde.

4Sepse më e mirë është dashuria jote se jeta: buzët e mia do të të lavdërojnë.

5Kështu do të të bekoj në jetën time e në Emrin tënd do t’i lartësoj duart e mia,

6do të ngihem si në gosti të shkëlqyeshme, me buzë të hareshme do të të lavdërojë goja ime.

7Ty do të të kujtoj edhe në shtratin tim, në përgim natën do të mendoj për ty,

8sepse ti je bërë ndihma ime, prandaj do të brohoris nën hijen e krahëve të tu!

9Shpirti im u mbështet në ty, e djathta jote më merr për dore.

10E ata që kërkojnë të ma marrin shpirtin, do të zbresin në thellësitë e dheut,

11do të bien nën pushtetin e shpatës, do të bëhen pre e çakejve.

12Mbreti do të gëzojë në Hyjin, do të galdojnë të gjithë ata që përbehen në të, kurse rrenacakëve do t’u mbyllet goja.