Ndëshkimi i shpifësve
1Mjeshtrit të korit. Psalm. I Davidit.
2Dëgjoje, o Hyj, zërin e vajtimit tim, ma ruaj jetën prej tmerrit të armikut,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3më mbro nga përbetimi i të mbrapshtëve, prej grumbullit të atyre që veprojnë keq.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Prej atyre që e mprehën gjuhën e vet si shpatë, që vjellin si shigjeta fjalë të helmuara,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5për ta shigjetuar në fshehtësi të pafajshmin; e shigjetojnë papritmas e frikë nuk kanë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ata marrin guxim në synimet e veta të këqija, shestojnë si t’i vënë fshehtas leqet e veta e thonë: “Kush mund ti shohë”?
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Synojnë paudhësi, i çojnë në vend synimet e parapara, humnerë është njeriu, greminë zemra e tij!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por Hyji i shigjetoi ata, papritmas i mbuluan plagët.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Gjuha e vet ata i sharroi, kush i sheh, i habitur, luan kokën.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të gjithë njerëzit do ti kapë frika, do t’i kumtojnë veprat e Hyjit, mirë do ta kuptojnë ç’bëri Ai.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11I drejti do të gëzohet në Zotin, në Të do ta ketë shpresën, me Të do të mburren të gjithë të ndershmit në zemër.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.