Himn falenderimi
Himn falënderjeje
1Mjeshtrit të korit. Psalm. I Davidit. Këngë.
2Ty, o Hyj, të përket himni në Sion, për nderin tënd u plotësoftë kushti në Jerusalem!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Tek ti që i dëgjon lutjet do të vijë çdo njeri i ngarkuar me mëkate.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Fajet tona janë më të forta se ne, por ti i zhduk mëkatet tona.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Lum ai që ti zgjodhe dhe e more pranë vetes: ai banon në Shtëpinë tënde. Do të ngihemi me të mirat e Shtëpisë sate, me shenjtërinë e Tempullit tënd.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ti na ndihmon me mrekullitë e drejtësisë sate, o Hyj i shpëtimit tonë, shpresa e mbarë skajeve të tokës e të detit të largët.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ti i forcon malet me fuqinë tënde, i ngjeshur me pushtet,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8ti qetëson tërbimin e deteve, gjëmën e valëve të tija dhe rrëmujën e popujve.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Edhe ata që jetojnë në skajet e botës mbesin të habitur nga mrekullitë e tua, me gëzim i mbush dyert e mëngjesit e të mbrëmjes!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ti kujdesesh për tokën dhe e ujit, e ngarkon me prodhime të begatshme. Lumi i Hyjit është plot me ujë: ti bën të rriten drithëra për njerëz! Tokën ti kështu e përgatit:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11hullitë ia lag, bucat ia imtëson, me shi e zbrun, të mbjellat ia bekon.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E kurorëzon vitin me mirësinë tënde, gjurmëve të tua rrjedh begatia,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13kullotat e shkretëtirës rijnë njomësi, mballesat bregoreve ngjeshen me hare,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14livadhet janë të veshura me dele, luginat mbulohen me drithëra: gjithkah këngë e brohoritje me hare!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.