Epopeja e lavdishme e Izraelit
1Mjeshtrit të korit. I Davidit. Psalm. Këngë.
2U ngrittë Hyji dhe u shpërndafshin armiqtë e tij, u zhdukshin prej syve të tij ata që e urrejnë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Si zhduket tymi ashtu ti i shpërndan, si shkrihet dylli përballë zjarrit, ashtu të zhduken keqbërësit përpara Hyjit!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kurse të drejtët le të gëzohen në praninë e Hyjit, le të galdojnë e le të brohorisin me hare.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Këndoni Hyjit, madhërojeni Emrin e tij, bëni udhë Atij që kalëron mbi re: “Zot” është Emri i tij, vallëzoni në praninë e tij!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ati i bonjakëve, mbrojtësi i të vejave është Hyji në banesën e vet të shenjtë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Hyji u siguron banesën të pashtëpive, u hap të burgosurve derën e lirisë, kundërshtarët i flak në shkretëtirë të thatë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8O Hyj, kur dilje para popullit tënd, kur ti kaloje nëpër shkretëtirë:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9trandej toka, qielli rigonte para Hyjit të Sinait, para Hyjit të Izraelit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Shi të mbushullimtë lëshoje, o Hyj, e ripërtërije trashëgimin tënd të lodhur.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Gjëja e gjallë jotja banonte në atë vend që në mirësinë tënde, o Hyj, e përgatite për të mjerin.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Zoti shpall një lajm e vajzat lajmëtare janë një ushtri e tërë:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13“Mbretërit e ushtrive ikin e ikin e bukuroshja e shtëpisë prenë e ndan!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ndërsa ju pushoni në mesin e grigjave, krahët e pëllumbeshës shkëlqejnë si argjendi, e pendët e saja porsi ari i verdhë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ndërsa aty i Gjithëpushtetshmi mbretërit i thyente, Selmoni zbardhonte me dëborë”!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mali i Hyjit, mali Basan, mal i thepisur mali Basan!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Përse ju, o male të thepisura, me smirë shikoni malin ku Hyjit i pëlqeu të banojë? Zoti në të do të banojë gjithherë!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Qerret e Hyjit dhjetëra mijëra mijërash: Zoti vjen nga Sinai në Shenjtërore!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19U ngjite lart, skllave skllavërinë e bëre, dhuratë njerëzit i more, që edhe kryengritësit të banojnë te Zoti Hyj.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Qoftë bekuar Zoti si një ditë për ditë! Për ne kujdeset Hyji i shëlbimit tonë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Hyji ynë është Hyj që shëlbon, e Zotit, e Zotit është dera e vdekjes!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Patjetër Hyji armiqve të vet kokën do tua thyejë, butin flokëshumë të atyre që ecin në udhë të këqija.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Tha Zoti: “Nga Basani do ti kthej, do t’i kthej nga thellësia e detit,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24që ta lash këmbën tënde në gjak, që edhe gjuha e qenve të tu të ketë pjesë në armiq!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25U panë, o Hyj, procesionet e tua, procesionet e Hyjit tim, mbretit tim në Shenjtërore:
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Përpara këngëtarët, muzikëtarët pas, në mes vashat duke u rënë defave!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27“Të gjithë bekojeni Hyjin në bashkime, bekojeni Zotin, o bijtë e Izraelit”!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Aty djaloshi Beniamin u prin, princat e Judës me togat e veta, princat e Zabulonit, princat e Neftaliut!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Tregoje, o Hyj, fuqinë tënde, përforcoje, o Hyj, çfarë bëre për ne,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30prej Tempullit tënd në Jerusalem. Mbretërit le të sjellin dhurata!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kërcënoju egërsirës së kallamit, lorisë së mëzetërve e viçave të popujve, le të përulen e le të sjellin pllaka argjendi; shpërndaji popujt që luftës i gëzohen!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Do të vijnë bujarët nga Egjipti, Etiopia do ti drejtojë duart drejt Hyjit!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Mbretëri të tokës, këndoni Hyjit, këndoni Zotit, këndoni Hyjit,
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34që kalëron mbi qiellin e qiellit të amshueshëm. Ja, ai e ngre zërin, zërin e fuqishëm:
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35“Pranojeni gjithëpushtetësinë e Hyjit”! Mbi Izraelin madhëria e tij, përmbi re fuqia e tij!
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36I mrekullueshëm je, o Hyj, nga Shenjtërorja jote! Hyji i Izraelit i jep pushtet e fuqi popullit të vet. Qoftë bekuar Hyji!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.