Vajtim
1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “Lilat.” I Davidit.
2Më shpëto, o Hyj, sepse uji më arriti deri në fyt!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Jam ngulur thellë në baltë, s’kam ku ta vë këmbën time në të fortë: kam rënë në pellgun e ujërave e valët po më mbulojnë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4U këputa duke lëshuar kushtrim, m’u tha krejtësisht gurmazi, m’u mor drita e syve duke pritur Hyjin tim.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Më shumë se flokët e kokës sime janë ata që më urrejnë pa të drejtë. U forcuan ata që më salvuan, armiqtë e mi gënjeshtarë: çka nuk vodha më duhej të ktheja?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6O Hyj, ti e njeh marrëzinë time, fajet e mia nuk janë të fshehura para teje.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mos lejo të skuqen në mua ata që shpresojnë në ty, o Zot, Zoti i ushtrive, mos lejo të turpërohen në mua ata që të kërkojnë ty, Hyji i Izraelit!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse për shkakun tënd e mbarta poshtërimin, turpi ma mbuloi fytyrën,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9u bëra i huaj për vëllezërit e mi, i panjohur për bijtë e nënës sime.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pse shkrihem në zell për Shtëpinë tënde, përbuzjet e atyre që ty të përqeshin ranë mbi mua.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E ndëshkova veten me agjërim, por kjo m’u kthye në çnderim;
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12për petk vesha grathoren, përrallë e lodër u bëra për ta.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kundër meje flasin ata që rrinë në derë, pijanecët po më vënë në bisht të lahutës.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E pra, unë ty të lutem, o Zot, në kohën e përshtatshme, o Hyj, më vështro pashë dashurinë tënde, pashë të vërtetën e shpëtimit tënd!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Më nxirr nga lymi të mos humbas, më shpëto prej atyre që më urrejnë, prej ujërave të thella!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mos lejo të më mbulojnë valët e ujërave, mos lejo të më përpijë thellësia, të mos e mbyllë pusi gojën e vet mbi mua!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Më dëgjo, o Zot, se bamirës është përdëllimi yt, shiko mbi mua sipas mëshirës sate të madhe,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18mos e fsheh fytyrën tënde prej shërbëtorit tënd, sepse jam tepër ngushtë, më shpëto pa vonesë!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Afroju shpirtit tim e shpaguaje atë për shkak të armiqve të mi, më shpërble.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ti e sheh çnderimin tim, turpin tim e “nderimin” tim: para teje janë të gjithë ata që më salvojnë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Poshtërimi ma këputi zemrën e më lëshuan fuqitë, prita të gjendet dikush që të më ankojë, por s’qe, ndokush që të më ngushëllojë, por s’e gjeta.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Në ushqim më hodhën vrer e në etje më dhanë të pi uthull.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Tryeza e tyre për ta lak u bëftë, shpagim e kurth.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24U errësofshim sytë e tyre e mos pafshin, bëj gjithmonë të jenë të këputur në kryq.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Zbraze mbi ta hidhërimin tënd, i djegtë flaka e zemërimit tënd!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Banesa e tyre u ktheftë në shkretëtirë, në çadër të tyre mos pastë kush të banojë!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Pse salvuan atë që ti qortove, pse i shtojnë dhembjen atij që plagose.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Fajësisë së tyre u shto faje mbi faje, që të mos mund të shfajësohen para teje,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29që të hiqen prej librit të të gjallëve, të mos numërohen në radhët e të drejtëve!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Mua të mjerin e të pikëlluarin: më shpëtoftë, o Hyj, shëlbimi yt!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Do të lëvdoj Emrin e Hyjit me këngë, do ta lartësoj me këngë falenderimi.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kjo i pëlqen Zotit më tepër se mëzati, më tepër se demi me brirë e me thundra!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Le të shikojnë të përvuajturit e le të gëzohen; kërkojeni Hyjin e zemra do t’ju kërthndezet.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Sepse Zoti i dëgjon skamnorët, s’i përbuz të vetët që janë të robëruar.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Le ta lavdërojnë qielli e toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Sepse Hyji do ta shpëtojë Sionin, Ai do t’i rindërtojë qytetet e Judës, aty do të banojnë e do ta trashëgojnë.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Fara e shërbëtorëve të tij do ta trashëgojë, në të do të ngulë kush e do Emrin e tij!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.