Vajtim pas plaçkitjes së Tempullit
1Poemë. E Asafit. Përse, o Hyj, të na përbuzësh deri në mbarim, të ndizet flakë zemërimi yt kundër deleve të kullotës satë?
2Të të bjerë në mend bashkësia jote që e fitove që në fillim, fisi që e bëre pronë për vete dhe mali Sion ku e vendose banesën tënde.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Drejtoji hapat e tu nga rrënoja e përhershme, - gjë s’la pa shkretuar armiku në Shenjtërore!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Armiqtë e tu ulërijnë mes kuvendit tënd, i vunë shenjat e veta për shenja!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Na u dukën si ata që në pyll të dendur sjellin sakicë,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6me sakica e sëpata i dërmuan dyert e tija.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Me zjarr e dogjën Shenjtëroren tënde, të rrafshuar përdhe e dhunuan banesën e Emrit tënd.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Thanë në zemrën e vet: “Ti shfarosim të gjithë së bashku”! I dogjën të gjitha vendet e shenjta në vend!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Nuk i shohim me shenjat tona, profet më nuk ka, dhe askush ndër ne s’di se deri kur kështu...
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Deri kur, o Hyj, do të të poshtërojë armiku, përgjithmonë do ta përbuzë armiku Emrin tënd?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Përse e rrudh ti dorën tënde, të djathtën tënde pse po e mban në ije?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E pra Hyji është mbreti ynë që nga fillimi, ai që çliron mbi tokë:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ti me fuqinë tënde detin e ndave, u copëtove kokën përbindëshave të ujit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ia shtype kokën Leviatanit, ua dhe për ushqim përbindëshave të detit!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ti bëre të rrjedhë burim e përrua, ti thave lumenjtë e pashtershëm.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Jotja është dita, jotja është nata, ti i krijove yjet edhe Diellin.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ti i caktove kufijtë e Tokës, ti i përftove verën edhe dimrin.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mos e harro këtë: armiku e vuri në lojë Zotin, një popull i marrë përbuzi Emrin tënd.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Mos ua jep bishave jetën e atyre që të lavdërojnë, mos e harro kurrë jetën e skamnorëve të tu!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Shiko me mirësi mbi Besëlidhjen tënde, sepse shpellat e vendit u bënë banesa dhune.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mos lejo që i mjeri të kthehet i turpëruar: i vobekti dhe skamnori le ta lëvdojë Emrin tënd!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Çohu, o Hyj, mbroje çështjen tënde, mos i harro poshtërimet që i marri ti bën gjithë ditën.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mos e harro britmën e armiqve të tu: rropama e kundërshtarëve gjithnjë ngrihet tek ti.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.