Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 75

Gjyqi i plotë dhe i gjithmbarshëm

11 vargje

Gjyqi i plotë dhe i gjithmbarshëm

1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “Mos shkatërro...” Psalm. I Asafit. Këngë.

2Do të të këndojmë lavde, o Hyj, do të lavdërojmë e do ta thërrasim Emrin tënd, do ti shpallim mrekullitë e tua.

3“Kur unë të caktoj kohën do të gjykoj me drejtësi.

4Në dashtë, le të lëkundet toka me të gjithë banorët e vet, unë jam ai që ia kam forcuar shtyllat.

5U thashë krenarëve: “Mos u krenoni!” edhe të paudhëve: “Mos çoni krye!

6Mos e lartësoni ashtu kokën tuaj, mos folni kundër Hyjit poshtërsi!”

7As prej lindjes, as prej perëndimit, as prej shkretëtirës nuk vjen lartësimi,

8sepse gjykatës është Hyji: këtë e përul e lartëson atë.

9Sepse në dorë të Zotit është gota plot verë shkumuese me dra përzier. Prej saj ai jep të pihet: do ta pinë veç deri në fundërri mëkatarët, krejtësisht do ta pinë deri edhe llumin”.

10E unë do ta shpall përgjithmonë, do t’i këndoj Hyjit të Jakobit.

11“Kokën do tua thyej të gjithë keqbërësve, kurse kokën e të drejtit do të lartësohet”;