Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 76

Odë për nder të Hyjit të tmerrshëm

13 vargje

Odë për nder të Hyjit të tmerrshëm

1Mjeshtrit të korit. Me vegla muzikore me korda. Psalm. I Asafit. Këngë.

2I njohur është Hyji në Jude, i madh është Emri i tij në Izrael.

3Në Salem është tenda e tij, vendbanimi i tij në Sion.

4Atje ai i theu shigjetat e harkut, shqytin, shpatën e luftën.

5Shkëlqen, o i Madhërishëm, mbi malet e presë!

6Qenë rrëmbyer të fortët, gjumi i kapi, asnjë trim s’diti t’i përdorë duart e veta

7nga kërcënimi yt, Hyji i Jakobit, shtang mbetën qerre e kalë!

8Ti je i tmerrshëm e kush mund të të bëjë ballë? Atëherë kur shfrenohet zemërimi yt!

9Nga qielli e jep vendimin gjykues; Toka u trondit dhe heshti,

10kur të ngrihet Hyji në gjyq për ti shpëtuar të përvuajturit e dheut.

11Të goditurit nga zemërimi yt të lavdërojnë, të shpëtuarit nga zemërimi do të të bëjnë festë.

12Bëni kushte dhe plotësojani Zotit, Hyjit tuaj, të gjithë ju përreth tij jepni dhurata të Tmerrshmit,

13Atij që ua merr frymën princave, që është tmerr për mbretërit e tokës.