Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 96

Zoti mbret dhe gjykatës

13 vargje

Zoti mbret dhe gjykatës

1Këndoni Zotit një këngë të re! Mbarë toka le ti këndojë Zotit!

2Këndoni Zotit, bekojeni Emrin e tij, shpalleni si një ditë për ditë shpëtimin e tij!

3Kumtojeni ndër paganë lavdinë e tij, ndër mbarë popujt mrekullitë e tija!

4Sepse i madh është Zoti, - tejet i denjë për t’u lavdëruar, më i përfrigueshëm se të gjitha hyjnitë!

5Një asgjë janë të gjithë zotat e paganëve, kurse Zoti e ka krijuar qiellin.

6Para tij është shkëlqimi e lavdia, në Shenjtëroren e tij pushteti e bukuria!

7Jepni Zotit, familjet e popujve, jepni Zotit nder e fuqi,

8jepjani Zotit nderin e Emrit të tij! Kushtoni dhurata e hyni në pallatet e tija,

9adhuroni Zotin në stoli të shenjtë! Dridhu, o rruzull, para fytyrës së tij!

10Shpallni ndër paganë: “Mbret është Zoti”! Ai e mban botën që të mos shkatërrohet; i gjykon popujt me drejtësi.

11Galdo, o qiell! Gëzo, o tokë! Le të buçasë deti me ç’ka në të,

12le të gëzojë fusha me çgjendet në të, le të gërthasin me hare lëndët e pyjeve,

13para fytyrës së Zotit, sepse Ai po vjen, sepse po vjen për të gjykuar tokën! Do ta gjykojë botën me drejtësi, do t’i gjykojë popujt me të vërtetën e tij.