Ftesë për ti dhënë lavdi Hyjit
Grishje për t’i dhënë lavdi Hyjit
1Ejani ti këndojmë Zotit, t’i brohorisim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
2Ti dalim para me falenderim, t’i këndojmë këngë hareje!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, të tijat janë edhe majat e maleve,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5i tiji është deti - ai e krijoi, duart e tija e formuan tokën.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse ai është Hyji ynë, ne jemi populli i kullotës së tij, grigja që ai ruan.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: “Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, kur etërit tuaj më vunë në sprovë: më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dyzet vjet më mërziti ajo brezni e thashë: ‘Popull zemërluhatshëm është ky,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11që si njeh udhët e mia. Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: Askurrë s’do të hyjnë në prehjen time!”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.