Zoti gjykatës i tokës
1Psalm. Këndoni Zotit një këngë të re, sepse bëri vepra të mrekullueshme! Ngadhënjeu me fuqi të së djathtës së vet, me fuqi të krahut të vet të shenjtë.
2Zoti e dëftoi shpëtimin e vet, përpara paganëve e zbuloi drejtësinë e vet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3I ra ndër mend dashuria dhe besnikëria e vet kundrejt shtëpisë së Izraelit. Të gjitha skajet e botës e panë shëlbimin e Hyjit tonë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mbarë toka le ti brohorisë Zotit, le të gëzojë, të duartrokasë e të këndojë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Këndoni Zotit me harpë, me tinguj veglash muzikore,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6me trumbetë e me zë të pipëzës së bririt, brohoritni para fytyrës së Zotit, Mbret!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Le të buçasë deti me ç’ka në të, rruzulli me banuesit e tij;
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8lumenjtë le të duartrokasin e malet le të gërthasin me hare,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9para Zotit që po vjen për të gjykuar dheun. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi e popujt me maturi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.