Zoti, mbret i drejtë e i shenjtë
1Zoti mbretëron! Le të dridhen popujt! Rri mbi kerubinë, le të trandet toka!
2I madh është Zoti në Sion, i madhërueshëm mbi të gjithë popujt.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Le ta lavdërojnë Emrin tënd të madh e të tmerrshëm, sepse është i shenjtë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mbreti i pushtetshëm e do të drejtën: ti ke caktuar ç’është e drejtë, gjyq e drejtësi ti i ushtron në Jakobin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Lartësojeni Zotin, Hyjin tonë, bini përmbys para shtrojës së këmbëve të tija, sepse është i shenjtë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Moisiu e Aroni ndër priftërinjtë e tij, Samueli ndër ata që e thërrasin Emrin e tij: e thërrisnin në ndihmë dhe Zoti i dëgjonte.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nga shtylla e resë fliste me ta: i dëgjonin urdhërimet e tija edhe Ligjet që ua kishte dhënë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8O Zot, Hyji ynë, ti i dëgjoje ata, O Hyj, ti me ta ishe i durueshëm, edhe pse i ndëshkoje fajet e tyre.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Madhërojeni Zotin, Hyjin tonë, adhuroni në malin e tij të shenjtë, sepse i shenjtë është Zoti, Hyji ynë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.