Përshëndetja
1Pali, shërbëtori i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, veçanërisht i caktuar për të kumtuar Ungjillin e Hyjit -
2të cilin Hyji e kishte premtuar qysh më parë me anë të profetëve të vet në Shkrimet e shenjta
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3mbi Birin e vet, i cili është, për kah trupi, pasardhës i Davidit,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4por i dëftuar për Birin e Hyjit me të gjitha pushtetet me anë të Shpirtit Shenjt mbas ngjalljes prej të vdekurve, mbi Jezu Krishtin, Zotin tonë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5nëpër të cilin ne morëm hirin të jemi apostuj, që, në nder të Emrit të tij, t’i biem në dëgjesë të fesë të gjithë paganët,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6ndër të cilët jeni edhe ju të grishur prej Jezu Krishtit:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7të gjithëve në Romë, të dashurve të Hyjit, të grishurve, shenjtërve: Hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Jezu Krishtit Zot.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dëshira e Palit të vizitojë Romën
8Më së pari e falënderoj Hyjin tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju pse po përhapet në botën mbarë një zë i mirë për fenë tuaj.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Vërtet, dëshmitar e kam Hyjin - të cilit i shërbej me gjithë shpirt duke shpallur Ungjillin e Birit të tij, se vazhdimisht ju kujtoj
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10gjithmonë duke kërkuar në uratë pandarë ta kem dikur fatin, simbas vullnetit të tij, të vij një ditë ndër ju.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Për të vërtetë kam dëshirë të madhe t’ju shoh për t’ju dhënë ndonjë dhuratë shpirtërore që të forcoheni - ose më mirë -
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12që së bashku me ju dhe ndër ju, edhe unë të nxehem në fenë që e kemi të përbashkët, tuajën e timen.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Vëllezër, dëshiroj ta dini se shumë herë kam dashur të vij ndër ju - por deri tash qesh i penguar - që të mbledh ndonjë fryt edhe ndër ju sikurse në popujt tjerë paganë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E ndiej veten të detyruar kundrejt grekëve e barbarëve, kundrejt të përparuarve e kundrejt të prapambeturve.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këndej, pra, dëshira ime t’jua shpall Ungjillin edhe juve në Romë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fuqia e Ungjillit
16Për të vërtetë, mua nuk më vjen turp prej Ungjillit, sepse Ungjilli është fuqia e Hyjit për shëlbimin e atij që beson: më së pari për judeun e mandej për grekun.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E njëmend në të zbulohet drejtësia e Hyjit me anë të fesë e për fenë, sikurse është në Shkrim shenjt: ‘I drejti do të jetojë prej fesë.’
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fajësia e gjinisë njerëzore
18Hidhërimi i Hyjit, vërtet, zbulohet nga qielli kundër çdo mbrapshtie e padrejtësie të njerëzve, të cilët me padrejtësi s’e lënë të veprojë e vërteta.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E pra, çka mund të dihet për Hyjin, njerëzit e kanë të qartë: vetë Hyji ua ka zbuluar.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E në të vërtetë, përkrymeritë e tija të papashme: pushteti i tij i amshuar dhe hyjnia, atje që prej krijimit të botës, mund të shihen me anë të mendjes në saje të veprave të tija: prandaj nuk kanë se si të arsyetohen.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Sepse, edhe pse e njohën Hyjin, nuk ia dhanë nderimin e duhur as falënderimin ashtu si i përket Hyjit, por përkundrazi tretën në arsyetime të zbrazëta të veta e kështu u errësua zemra e tyre e pakuptim.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Duke dashur ta tregojnë veten për të mendshëm, u bënë të marrë
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dhe e ndërruan lavdinë e Hyjit të pashkatërrueshëm me idhuj - piktura që paraqesin njeriun e shkatërrueshëm, shpendët, shtazët katërkëmbshe e zvarranikët.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Prandaj edhe Hyji lejoi të bien, sipas prirjeve të zemrës së tyre, në fëlligështi e kështu ata vetë e çnderojnë trupin e vet.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ata e ndërruan Hyjin e vërtetë me idhuj: nderuan dhe u shërbyen krijesave në vend të Krijuesit, i cili është i bekuar në amshim. Amen.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Për këtë arsye Hyji lejoi të poshtërohen me vese çnderuese: femrat e tyre shndërruan marrëdhëniet natyrore me ato kundër natyrës;
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27po kështu edhe meshkujt - duke lënë marrëdhëniet natyrore me femrën, u dogjën në prirje të ndyta njëri kundrejt tjetrit: kështu - meshkujt me meshkuj, bëjnë fëlligështi e në trup të vet marrin pagën e kobshme të merituar të gabimit të vet.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Mbasi e çmuan se për ta nuk vlen të jetojnë si mëson Hyji, vetë Hyji lejoi që ta ndjekin mendjen e tyre të prishur, e kështu të bëjnë çka nuk u ka hije,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29plot me çdo lloj padrejtësie, zemërkeqësie, lakmimi, shpirtligësie; plot smirë, vrasje, grindje, tradhti; plot qëllime të këqija; spijunë,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30shpifës, urrejtës të Hyjit, faqezezë, krenarë, madhështorë, hartues të këqijash, të padëgjueshëm ndaj prindërve,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31të çmendur, të pabesë, të padhimshëm, të pamëshrishëm.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Edhe pse e dinë urdhëresën e Hyjit - se ata që i bëjnë këto vepra - meritojnë vdekjen, ata, jo vetëm që vazhdojnë t’i bëjnë veprat e tilla, por madje edhe i miratojnë me plot pëlqim ata që i bëjnë këto.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.