Pali në ishullin e Maltës
1Vetëm pasi shpëtuam e morëm vesh se ishulli quhej Maltë.
2Vendasit na treguan një njerëzi të jashtëzakonshme. Ndezën një zjarr të madh e të gjithëve na afruan përreth tij, sepse kishte filluar të bjerë shi e bënte ftohtë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Pali mblodhi një krah rrozga e i hodhi në zjarr. Kur, ja, prej të nxehtit doli një gjarpër dhe iu kap për dore.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur vendasit panë se si gjarpri i varej për dore, i thanë njëri‑tjetrit: “Ky njeri qenka me siguri vrasës: i shpëtoi detit, por Drejtësia nuk e lë të jetojë!”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Pali e shkundi gjarprin në zjarr e nuk i ndodhi kurrnjë e keqe.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ata pritnin që menjëherë të ënjtej e të binte i vdekur, porse, pas një pritjeje të gjatë, panë se atij s’po i ndodhte asgjë e jashtëzakonshme. Atëherë ndërruan mendim e thoshin: “Qenka hyj!”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Në afërsi të atij vendi ishte prona e kryetarit të ishullit, që quhej Publius. Ai na priti e na përbujti bujarisht për tri ditë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8I ati i Publit ishte në shtrat ndër ethe e i sëmurë nga barku i keq. Pali hyri tek ai, u lut, e bekoi duke vënë duart mbi të dhe e shëroi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pas kësaj ngjarjeje filluan të vijnë edhe të sëmurë të tjerë të ishullit e shëroheshin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ata atëherë na bënë nderime të shumta e, kur rimorëm lundrimin, na sollën ushqimet që na nevojiteshin.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali arrin në Romë
11Pas tre muajsh lundruam me një anije prej Aleksandrie e cila kishte dimëruar në ishull e për shenjë kishte Dioskurët.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kur mbërritëm në Sirakuzë, u ndalëm aty tri ditë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Prej këndej, duke lundruar buzë bregut, u kapëm në Regj. Të nesërmen filloi të fryejë shiroku e për dy ditë arritëm në Puteol,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14ku gjetëm disa vëllezër, të cilët na ndalën të rrinim tek ata shtatë ditë. E kështu arritëm në Romë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kur vëllezërit e atjeshëm dëgjuan se kemi arritur, na dolën para që prejTregut të Apiut e deri te Tri Pijetoret. Pali, kur i pa, falënderoi Hyjin dhe u ngushëllua në shpirt.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur arritëm në Romë, Pali e mori lejen të kishte banesën e vet të veçantë me një ushtar që e ruante.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali predikon në Romë
17Pas tri ditësh Pali i grishi në takim udhëheqësit e judenjve. Kur erdhën, u tha: “Vëllezër, edhe pse unë nuk kam bërë asgjë as kundër popullit tonë, as kundër traditave të të parëve, megjithatë në Jerusalem më kanë lidhur e më kanë dorëzuar romakëve.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Romakët, pasi më morën në pyetje, deshën të më lirojnë, sepse nuk kisha bërë kurrfarë vepre që të meritoja vdekjen.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por, pasi judenjtë kundërshtuan, qesh i shtrënguar t’i drejtohem gjyqit të Cezarit: e jo, pra, që kam pasur për qëllim ta padis për ndonjë gjë timen.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pra, për këtë arsye kërkova të takohem me ju e të bisedojmë, sepse për të vërtetë, këto pranga i mbaj për shkak të shpresës së Izraelit.”
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ata i thanë: “Ne nuk kemi marrë prej Judeje kurrfarë letre lidhur me ty e, as prej vëllezërve që erdhën prej andej, s’kemi dëgjuar gjë të keqe as kurrfarë fjale për ty.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Megjithatë ne dëshirojmë të dëgjojmë prej teje çka ti mendon, sepse për atë sekt dimë vetëm se has gjithkund në kundërshtime.”
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëhere, pasi ia caktuan ditën, erdhën në banesën e tij në një numër edhe më të madh. Në shtjellimin e vet, Pali u dëshmonte Mbretërinë e Hyjit e, prej mëngjesit deri në mbrëmje u mundua t’ua mbushë mendjen të besojnë në Jezusin në bazë të Ligjit të Moisiut e të Profetëve.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Fjalët e tij disave ua mbushën mendjen, kurse disa të tjerë s’deshën të binden.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kur, ashtu të pa marrë vesh me njëri-tjetrin, po shpërndaheshin, Pali shtoi edhe këtë fjalë: “Mirë u tha Shpirti Shenjt të parëve tuaj me gojë të Isaisë profet:
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26‘Shko te ky popull e thuaj: me veshë tuaj do të dëgjoni, por gjë s’do të kuptoni; mirë do të shikoni, por gjë s’do të shihni.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Guruar është zemra e këtij populli, veshët u janë shurdhuar, sytë u janë verbuar, që me sy të mos shohin, me veshë të mos dëgjojnë, që të mos kthehen e unë t’i shëroj.’
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ta dini, pra, të gjithë: Shëlbimi i Hyjit u është dërguar popujve joçifutë. Ata do ta dëgjojnë. ”[29]
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Plot dy vjet jetoi Pali në banesën që vetë e paguante. Aty i pranonte të gjithë ata që shkonin në takim me të.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Predikonte Mbretërinë e Hyjit dhe mësonte me liri të plotë e pa kurrfarë pengese të vërtetën mbi Jezu Krishtin Zot.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.