1Vëllezër! Dëshira e zemrës sime dhe lutja që ia drejtoj Hyjit është: që të shëlbohen.
2Për të vërtetë, unë dëshmoj për ta: kanë zell për Hyjin, por mjerisht, jo në kuptimin e vërtetë,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3sepse, duke mos e pranuar drejtësinë që vjen prej Hyjit e duke kërkuar të vendosin të veten, nuk iu bindën drejtësisë së Hyjit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse, ai që i dha fund Ligjit të Moisiut është Krishti - për shenjtërimin e secilit që beson.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shëlbimi për të gjithë njerëzit
5Vërtet, Moisiu shkruan për drejtësinë që vjen nga Ligji: ‘Njeriu që e zbaton do të jetojë në saje të tij.’
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kurse drejtësia që vjen nga feja thotë kështu: ‘Mos thuaj në zemrën tënde: Kush do të ngritet në qiell? - d.m.th. për të bërë që të zbresë Krishti;
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7as: Kush do të zbresë në Nëntokë? - d.m.th. për të bërë që Krishti të ngritet prej të vdekurish.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E çka thotë, pra? ‘Afër e ke fjalën, në gojën tënde dhe në zemrën tënde.’ d.m.th. fjalën e fesë që ne predikojmë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sepse, në qoftë se me gojë e dëshmon se Jezusi është Zot dhe në qoftë se në zemrën tënde e beson se Hyji e ka ngjallur prej të vdekurish, do të shëlbohesh.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pra, për të fituar drejtësinë duhet të besosh në zemër e për të fituar shëlbimin duhet ta dëshmosh fenë me gojë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse, Shkrimi shenjt thotë: ‘Kush beson në Të nuk do të turpërohet.’
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kështu, pra, nuk ka dallim midis hebreut e grekut: të gjithë kanë vetëm një Zot, të pasur kundrejt atyre që e thërrasin në ndihmë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse: ‘Kushdo ta thërrasë Emrin e Zotit, do të shëlbohet.’
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por, si do ta thërrasin Atë, në të cilin nuk besuan? E si do të besojnë në Atë, për të cilin nuk dëgjuan? Si do të dëgjojnë, nëse ndokush nuk ua predikon?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E si do ta predikojnë pa qenë dërguar? Kështu është në Shkrim shenjt: ‘Sa të bukura janë këmbët e atyre që sjellin sihariq!’
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por të gjithë nuk iu bindën Ungjillit. Sepse Isaia thotë: ‘O Zot, e kush i besoi predikimit tonë?’
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kështu, pra, besimi vjen nga predikimi, e predikimi është shpallja e Fjalës së Zotit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë pyes: A nuk dëgjuan? Po si jo! ‘Zëri i tyre mori mbarë dheun, e fjalët e tyre arritën deri në skajet e botës.’
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Prapë pyes: A thua se Izraeli nuk e kuptoi? I pari tha Moisiu: ‘Unë do t’ju bëj smirëzez me anë të një populli që s’është farë Populli, do t’u nguc me anë të një populli të marrë.’
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pastaj Isaia guxon të thotë edhe më tepër: ‘Më gjetën ata që nuk më kërkuan, u jam dëftuar atyre që nuk më pyetnin.’
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21E këto fjalë ia drejton Izraelit: ‘Gjithë ditën i shtriva duart e mia drejt Popullit që nuk dëgjon por kundërshton.’
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.