Jeta e re në Krishtin
1Po ju përbej me mëshirën e Hyjit, o vëllezër, ta kushtoni trupin tuaj fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme Hyjit - porsi kultin tuaj shpirtëror.
2Mos ju përshtatni parimeve të shekullit, por shndërrojeni e ripërtëriteni mendjen tuaj, në mënyrë që ta dalloni vullnetin e Hyjit: çka është e mirë, çka i pëlqen Atij, çka është e përsosur.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Në emër të hirit që më është dhënë i them secilit prej jush: mos e çmoni veten më tepër se duhet ta çmoni, por vlerësoni veten me vlerësim të drejtë, secili simbas masës së fesë që ia dhuroi Hyji.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk e kanë të njëjtin funksion,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5kështu edhe ne, edhe pse shumë, jemi një trup i vetëm në Krishtin e, secili nesh, gjymtyrë e njëri-tjetrit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kemi dhurata të ndryshme simbas hirit që na u dha: Në qoftë dhurata e profecisë - le të ushtrohet në përkim me fe;
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7në qoftë dhurata e shërbimit - le të jetë në shërbim; në qoftë dhurata e dhënies së mësimeve - le të japë mësime;
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8në qoftë dhurata e këshillit - le të këshillojë; kush ndan - le të jetë bujar; kush është i parë - le të jetë i kujdesshëm; kush bën vepra mëshire - le t’i bëjë me gëzim!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sjelljet e jetës së krishterë
9Dashuria le të jetë e çiltër. Iknu me urrejtje veprave të këqija e ndiqni veprat e mira!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Doni njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore! Prini njëri-tjetrit duke nderuar shokun më parë e më tepër!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në kujdesim të tjerëve të jeni të shpejtë, në shpirt të nxehtë; Zotit shërbeni!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Në shpresë jini të gëzueshëm, në vështirësi të durueshëm, në uratë të qëndrueshëm!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ndihmoni të krishterët që kanë nevojë, ushtroni mikpritjen!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Bekoni salvuesit tuaj! Bekoni e mos i nëmni!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Gëzohuni me ata që gëzojnë, qani me ata që qajnë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Jini në përkim me njëri-tjetrin! Mos dëshironi nderë të larta, përkundrazi t’ju tërheqin ato të përvujtat! Mos ia mbushni mendjen vetes se jeni të urtë!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Askujt mos ia ktheni të keqen me të keqe! Kini kujdes të bëni mirë para të gjithë njerëzve!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Nëse është e mundur - aq sa varet prej jush - jini në paqe me të gjithë njerëzit!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Mos u hakmerrni, o të dashur, po lini vend të veprojë hidhërimi i Hyjit, sepse është në Shkrim shenjt: ‘Mua më përket hakmarrja, unë do të hakmerrem,’ thotë Zoti.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ti përkundrazi: ‘Nëse armiku yt është i uritur, jepi të hajë, nëse është i etur, jepi të pijë! Po bëre kështu, gaca të ndezura do të grumbullosh mbi krye të tij!’
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mos lejo të mundë e keqja, por ngadhënje mbi të keqen me vepra të mira!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.