Nënshtrimi pushtetit të ligjshëm
1Çdo njeri le t’i nënshtrohet autoritetit që ka mbi vete. Sepse, nuk ka pushtet që nuk vjen prej Hyjit: ato që janë i ka vënë Hyji.
2Prandaj, ai që i kundërshton pushtetit, i kundërshton rendit të vendosur prej Hyjit; ata që i kundërshtojnë, dënojnë vetveten.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse eprorët nuk kanë pse të druhen kur veprohet mirë, por kur veprohet keq. A dëshiron të mos ta druash pushtetin? Bëj të mirën dhe do të fitosh lëvdata prej pushtetit!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse pushteti është shërbëtor i Hyjit - për të mirën tënde. Përkundrazi, nëse bën keq, trembu! Nuk e mbart kot shpatën! Shërbëtori i Hyjit është: shfren hidhërimin e Hyjit në atë që bën të keqen.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Prandaj, duhet të nënshtrohemi, jo vetëm për shkak të frikës së ndëshkimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Po për këtë arsye duhet të paguani edhe tatimet: sepse ata që merren me këtë gjë janë nëpunësit e Hyjit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Jepni gjithkujt çka i përket: tatimtarit tatimin, doganierit doganën, atij që është për t’u druajtur, drojën, atij që është për nderim, nderimin.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dashuria vëllazërore
8Askujt të mos i keni tjetër detyrim, përveç detyrimit që ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin, e ka plotësuar Ligjin.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sepse: ‘Mos bëj kurorëthyerje! Mos vra! Mos vidh! Mos lakmo!’ e nëse ka edhe ndonjë tjetër urdhër - është i përfshirë në këto fjalë: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!’
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dashuria nuk i bën keq të afërmit. Dashuria, pra, është zbatimi i përsosur i Ligjit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Po afrohet Dita e Krishtit
11Aq më tepër mbasi e dini kohën në të cilën jetojmë: tashmë është koha të zgjoheni nga gjumi, sepse tash shpëtimin e kemi më afër se kur besuam.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Nata ka shkuar në të sosur e dita është afruar. Prandaj, t’i flakim larg veprat e errësirës e të ngjeshemi me armët e dritës.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Të ecim me nder, porsi ditën, jo në gosti e zdërhallje, jo në fëlligështi e në shfreni, jo në grindje e në smirë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por, veshuni me Jezu Krishtin Zot e në kujdes për trup, mos i kënaqni prirjet e ulta.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.