Të gjithë kapitujt

Romakëve · Kapitulli 14

Mos i gjykoni vëllezërit, Mos i shkandulloni vëllezërit

23 vargje

Mos i gjykoni vëllezërit

1Pranonie në bashkësi atë që s’është mjaftë i fortë në fe, por pa e qortuar për mendime që ka.

2Dikush mendon se mund të hajë çdo gjë, ndërsa i ligshti në fe ha vetëm barishte.

3Ai që ha, mos ta përbuzë atë që nuk ha; por, edhe ai që nuk ha, mos ta gjykojë keq atë që ha, sepse Hyji e ka pranuar për të vetin.

4Kush je ti që guxon të gjykosh shërbëtorin e tjetrit? Si në qëndroftë në këmbë, si në u rrëzoftë, është puna e zotërisë së tij! Porse do të qëndrojë sepse Zoti është i zoti t’ia qesë dorën, në mënyrë që të mos rrëzohet.

5Dikush mendon se një ditë është më e rëndësishme se një tjetër, kurse për një tjetër të gjitha ditët janë të njënjëshme. Secili veç të jetë plotësisht i bindur në mendimin e vet!

6Ai që e çmon një ditë më të rëndësishme se një tjetër, e bën atë gjë për dashurinë e Zotit; po edhe ai që ha, për dashurinë e Zotit ha: sepse i falënderohet Hyjit. Po edhe ai që nuk ha, për dashurinë e Zotit nuk ha, dhe i falënderohet Hyjit.

7Në të vërtetë, asnjëri prej nesh nuk jeton për vete dhe asnjëri nuk vdes për vete.

8E njëmend, nëse jetojmë, jetojmë për Zotin, e nëse vdesim, vdesim për Zotin. Në qoftë se jetojmë e në qoftë se vdesim - jemi të Zotit.

9Për këtë arsye Krishti vdiq dhe u ngjall që të jetë Zotëria i të vdekurve e i të gjallëve.

10E ti, pse e gjykon vëllanë tënd? Pse ti e përbuz vëllanë tënd? Të gjithë, pra, do të qëndrojmë para gjykatores së Hyjit!

11Sepse Shkrimi shenjt thotë: ‘Pasha jetën time - thotë Zoti - para meje do të përkulet çdo gju dhe çdo gjuhë do ta lëvdojë Hyjin!’

12Prandaj, secili prej nesh do t’i japë llogari Hyjit për vetvete.

Mos i shkandulloni vëllezërit

13Prandaj, mos ta gjykojmë më njëri-tjetrin, por më mirë të vendosemi që mos t’i bëhemi vëllait rast mëkati ose shkandulli.

14E di dhe jam plotësisht i bindur në Zotin Jezus: asnjë send nuk është në vetvete i papastër. Por një send është i papastër për atë që e vlerëson për të papastër.

15Por, nëse për arsye të ngrënies së ndonjë ushqimi, trishtohet vëllai yt, ti nuk sillesh më simbas udhës së dashurisë. Mos e humb me ushqimin tënd atë për të cilin Krishti vdiq!

16Mos bëni të shahet liria juaj!

17Sepse Mbretëria e Hyjit nuk është çështje gjelle e pijeje, por është drejtësi, paqe dhe gëzim në Shpirtin Shenjt.

18Kush, vërtet, i shërben kështu Krishtit, i pëlqen Hyjit dhe njerëzit e nderojnë.

19Prandaj, të mundohemi të bëjmë të përparojë paqja e t’i japim njëri-tjetrit shembull të mirë.

20Mos e prish veprën e Hyjit për shkak të ushqimeve! Vërtet, të gjitha ushqimet janë të pastra, por bën keq ai që, duke ngrënë, shkandullon tjetrin.

21Është mirë të mos hash mish e të mos pish verë e të mos hash ndonjë gjë tjetër që mund ta shkandullojë vëllanë tënd.

22Mbushmendjen tënde mbaje ti për vete para Hyjit. I lumi ai që nuk e dënon vetveten, kur vendos çka duhet zgjedhur.

23Por ai që ha duke dyshuar a është e lejushme apo jo, e ka dënuar veten, sepse nuk vepron sipas bindjes. Çdo gjë që bëhet pa mbushmendje të fesë, është mëkat.