Shpirti i Hyjit jep jetën
1Nuk ka, pra, tani kurrfarë dënimi për ata që janë në Jezu Krishtin.
2Sepse, Ligji i Shpirtit Shenjt që më jep jetën në Jezu Krishtin, më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Vërtet, çka ishte e pamundur për Ligjin - sepse natyra e njeriut e bënte të paaftë - e bëri Hyji: Ai dërgoi Birin e vet në gjendjen e trupit të mëkatit, si fli për mëkatin dhe e dënoi mëkatin në trup,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4në mënyrë që drejtësia, që kërkon Ligji, të plotësohet në ne që nuk jetojmë nën ndikimin e trupit, por të Shpirtit Shenjt.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E në të vërtetë: ata që jetojnë nën ndikimin e trupit, jepen pas sendeve të trupit, e ata që jetojnë nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, jepen pas sendeve shpirtërore:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6të bësh çka dëshiron trupi, sjell vdekjen e të bësh çka dëshiron Shpirti Shenjt, sjell jetën e paqen.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse, prirja e trupit është kundër Hyjit: nuk i bindet Ligjit të Hyjit, madje as nuk mundet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ata që jetojnë nën ndikimin e trupit, nuk mund t’i pëlqejnë Hyjit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ju nuk jeni nën ndikimin e mishit, por nën atë të Shpirtit Shenjt, në qoftë se Shpirti i Hyjit banon në ju. Nëse ndokush nuk e ka Shpirtin e Krishtit, ai nuk i përket Atij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E nëse Krishti është në ju, trupi është patjetër i vdekur për shkak të mëkatit e Shpirti është jetë për shkak të drejtësisë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Nëse Shpirti i Atij që e ngjalli nga të vdekurit Jezusin banon në ju, atëherë Ai që ngjalli Krishtin prej të vdekurve, do t’i japë jetë edhe trupit tuaj të vdekshëm me anë të Shpirtit të vet që banon në ju.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Këndej, o vëllezër, ne kemi detyrim, por jo kundrejt mishit, që të jetojmë nën ndikimin e mishit:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13sepse, në qoftë se jetoni simbas ndikimit të mishit, do të vdisni, por, përkundrazi, po qe se i bëni të vdesin veprat e mishit nën ndikimin e Shpirtit, atëherë do të jetoni.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sepse bijtë e Hyjit janë ata, të cilët i udhëheq Shpirti i Hyjit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ju veç nuk e keni marrë shpirtin që bën robër në mënyrë që përsëri të trembeni, por keni marrë Shpirtin që ju bën bij të adoptimit, në saje të cilit ne thërrasim: Abba! O Atë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Vetë Shpirti Shenjt dëshmon bashkë me shpirtin tonë se jemi fëmijët e Hyjit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E nëse jemi fëmijë - atëherë jemi edhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Hyjit e bashkëtrashëgimtarë me Krishtin, sikurse në të vërtetë vuajmë bashkë me Të, që edhe të lavdërohemi bashkë me Të.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lumturia do të vijë
18Në të vërtetë, unë mendoj se të gjitha vuajtjet e tanishme nuk janë të denja të krahasohen me lumturinë e ardhshme që do të zbulohet në ne.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E njëmend, edhe vetë krijesa me afsh e pret zbulimin e bijve të Hyjit:
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20krijesa, në të vërtetë, është e nënshtruar kotësisë - jo pse do, por për arsye të atij që e nënshtroi - porse njëmend në shpresë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Sepse, edhe vetë krijesa do të lirohet nga skllavërimi i shkatërrimit për të pasur pjesë në lirinë dhe lumturinë e bijve të Hyjit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Sepse e dimë: mbarë krijesa gjëmon dhe vuan në dhimbjet e lindjes deri tani.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Dhe jo vetëm ajo! por, gjithashtu edhe ne, që kemi frytet e para të Shpirtit Shenjt, gjëmojmë në vetvete, duke pritur adoptimin - shpërblimin e trupit tonë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Vërtet, kemi qenë shëlbuar, por në shpresë. Porse shpresa që shihet, nuk është shpresë. Sepse, çka dikush e sheh, si mund ta shpresojë?
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Nëse, pra, shpresojmë çka nuk shohim atë gjë e presim me qëndresë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kështu, pra, edhe Shpirti Shenjt na ndihmon në paaftësinë tonë, sepse ne nuk dimë as çka të kërkojmë me lutje si duhet, por vetë Shpirti Shenjt lutet për ne me ofshame të patregueshme.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E Ai që i njeh zemrat, e di dëshirën e Shpirtit Shenjt - se ai lutet për besimtarët ashtu si do Hyji.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ne e dimë se Hyji në gjithçka bashkëpunon me ata që e duan, me ata që, me vendimin e tij, janë të thirrur.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Sepse, ata që ka njohur që më parë, ata edhe i paracaktoi të jenë të ngjashëm me Birin e vet, kështu që Biri i tij të jetë vëllai i parë në mes të shumë vëllezërve.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ata që i paracaktoi, ata edhe i grishi; ata që i grishi, ata edhe i shfajësoi, ata që i shfajësoi, ata edhe i lavdëroi.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dashuria e Hyjit
31Çka, pra, të themi tjetër lidhur me këtë? Nëse Hyji na përkrah, kush do të jetë kundër nesh?
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ai as Birin e vet nuk e kurseu, por e dorëzoi të flijohet për të gjithë ne, e si atëherë, bashkë me Të, nuk do të na japë çdo gjë?
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Hyjit? Hyji shfajëson!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Kush do të dënojë? Krishti [Jezus] vdiq, për më tepër edhe u ngjall! Ai qëndron në të djathtën e Hyjit, - Ai ndërmjetëson për ne!
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Kush do të na ndajë prej dashurisë së Krishtit? Vështirësia? Ngushtica? Salvimi? Uria? Zhveshtësia? Rreziku? Shpata?
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Sikurse është në Shkrim shenjt: ‘Për shkak tënd na vrasin si një ditë për ditë, na çmojnë porsi dele të caktuara për t’u prerë.’
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37E prapëseprapë, në të gjitha këto, jemi më tepër se ngadhënjyes, në saje të Atij që na ka dashur.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Jam plotësisht i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as e tashmja, as e ardhshmja, as fuqitë,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39as forcat e lartësisë, as ato të humnerës, dhe asnjë krijesë tjetër, nuk do të mund të na ndajë prej dashurisë së Hyjit, që na u dëftua në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.