Ruta në arat e Boozit
1Noemia kishte një kushëri nga ana e burrit. Ky ishte njeri i pasur dhe burrë i mirë. Quhej Booz.
2Atëherë Ruta moabite po i thotë vjehrrës së vet: “Nëse më lejon, po shkoj në ara për të mbledhur kallëza që u bien korrëtarëve, ku të më lejojë bujaria e të zotit të shtëpisë.” Ajo iu përgjigj: “Shko, bija ime”!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Shkoi, pra, e po mblidhte kallëza pas korrëtarëve. Fati e deshi që toka të ishte prona e njërit që quhej Booz e ishte kushëri i Elimelekut.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe, ja, ai vetë erdhi prej Betlehemit e i përshëndeti korrëtarët: “Zoti me ju”. Ata iu përgjigjën: “Zoti të bekoftë”.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë Boozi i tha djaloshit që mbikëqyrte korrëtarët: “E kujt është kjo vajzë”?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ai iu përgjigj: “Kjo është moabitja që erdhi me Noeminë prej dheut të Moabit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Bëri lutje që të mblidhte kallëzat që mbeten pas korrëtarëve. Që nga mëngjesi e deri tani qëndron në këmbë në arë dhe vetëm tani po pushon një çast”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë Boozi i tha Rutës: “Dëgjo, bijë! Mos shko të mbledhësh kallëza në ara të tjera dhe mos iu ndaj këtij vendi, por qëndro pas vajzave të mia.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Vër mendjen: ku të shkojnë ato që të korrin, shko edhe ti pas tyre. Unë u urdhërova djelmoshave të të mos trazojë kush. Kur të të marrë etja, shko e pi ujë prej rrëshiqave që ti kenë mbushur djelmoshat”.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ajo atëherë ra me fytyrë përdhe, u përkul me nderim e tha: “Nga e kam këtë nder që të gjej hir para syve të tu e të kujdesesh për mua që jam një grua prej një vendi të huaj”?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por ai iu përgjigj: “Më kanë treguar gjithçka ke bërë për vjehrrën tënde pas vdekjes së burrit tënd dhe si i ke lënë prindërit e tu e vendin ku ke lindur, dhe ke ardhur në një popull që nuk e ke njohur më parë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Të shpërbleftë Zoti për veprën që ke bërë e marrsh shpërblimin e plotë prej Zotit, Hyjit të Izraelit, tek i cili erdhe dhe nën krahë të të cilit u strehove”.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ajo tha-: “Oh, sikur tu pëlqeja gjithmonë syve të tu, imzot! Ti më ngushëllove dhe i dhe guxim shërbëtores sate, megjithëse nuk jam as si cilado ndër shërbëtoret e tua”.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kur u bë koha e drekës, Boozi i tha: “Eja këtu e ha bukë dhe ngjyje kafshatën tënde në uthull!” Ajo u ul përbri korrëtarëve, i dha kaçamak me miell elbi. Hëngri e u ngi dhe i mblodhi tepricat.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë u ngrit dhe mblodhi kallëza. Boozi u urdhëroi shërbëtorëve të vet: “Le të mbledhë edhe ndërmjet duajve e mos ia ndaloni.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Madje lërini edhe ju vetë t’ju bien kallinj edhe nga duajt që ti mbledhë dhe mos ia ndaloni të mbledhë”.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kështu mblodhi në arë deri në mbrëmje. Sa mblodhi, i shiu me thupër: i doli gati një masë efi elb /d. m. th. tri koshiqe/.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E ngarkoi dhe e çoi në qytet dhe ia tregoi vjehrrës sa kishte mbledhur. Pastaj nxori edhe sa i kishte tepruar prej ushqimit dhe ia dha.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë i tha e vjehrra: “Ku ke mbledhur sot? Ku ke punuar? Qoftë bekuar ai që pati dhëmbshuri për ty”! Ajo i tregoi te kush kishte punuar e tha: “Ai njeri quhet Booz”.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë Noemia i tha: “Pastë bekim prej Zotit, sepse i paska nderuar të gjallët e të vdekurit.” Pastaj shtoi: “Ai njeri ka një lidhje gjaku me ne; një prej atyre që kanë të drejtën e trashëgimit”.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ruta vazhdoi: “Ai edhe më urdhëroi që të shkoj gjithnjë me korrëtarët e tij derisa ti mbledhin të gjitha të korrat”.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E vjehrra i tha: “Më mirë është, bija ime, që të shkosh me shërbëtoret e tija në të korra që të të mos ndodhë ndonjë ngatërresë në ndonjë arë të tjetërkujt”.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kështu, pra, u shkoi pas korrëtareve të Boozit derisa u krye korrja e elbit dhe e grurit. Dhe vazhdoi të banonte me vjehrrën e vet.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.