Boozi fle
1Atëherë Noemia, vjehrra e saj i tha: “Do të mundohem të të gjej një vend të qetë që të jesh e lumtur.
2Boozin e kemi gjë nga gjaku, ai, me shërbëtoret e të cilit ke punuar në ara, sonte do ta hedhë elbin në lëmë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ti, pra, lahu, lyhu, vishu mirë dhe shko në lëmë. Kujdes të të mos shohë njeri derisa ta ketë kryer hajen e pijen.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur të ketë shkuar për të fjetur, shiko se ku fle. Atëherë afrohu, çoje leshnikun kah këmbët e bjer edhe ti aty. Ai do të të tregojë ty se çduhet të bësh”.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ajo iu përgjigj: “Do të bëj gjithë si po më urdhëron”.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ruta shkoi në lëmë dhe bëri gjithçka i kishte urdhëruar e vjehrra.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Boozi, pasi hëngri dhe piu e u kënaq, shkoi të flinte në krahun e skajmë të kapës së grurit, Ruta u afrua fshehtazi dhe, pasi i hoqi leshnikun e ia zbuloi këmbët, ra edhe ajo.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kur ja, diku rreth mesnatës, u zgjua nga të ftohtët dhe sheh një grua ratë te këmbët e veta.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E pyeti: “Kush je”? Ajo u përgjigj: “Jam unë, Ruta, shërbëtorja jote. Shtrije leshnikun tënd mbi shërbëtoren tënde, sepse ty të takon e drejta e trashëgimit”.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10“Qofsh bekuar prej Zotit, bija ime, - iu përgjigj ai - sepse vepra jote e fundit është më e ndershme se e para, sepse nuk kërkove të rinj të varfër as të pasur.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pra, mos ki frikë, sepse gjithçka të thuash, unë do të bëj për ty. Mbarë populli që banon brenda mureve të qytetit tim e di se je grua e ndershme.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Jo, se mohoj se jam trashëgimtar, por është një tjetër që të ka më afër.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pusho sonte e, kur të zbardhë drita, nëse do të dojë të të marrë ai për shkak të së drejtës së afrisë, mirë, le të të marrë, por në qoftë se ai nuk do të dojë, pasha Zotin e gjallë, do të të marr unë pa farë ngurrimi. Fli deri në mëngjes”!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Fjeti, pra, te këmbët e tija derisa kaloi nata. U ngrit, pra, para se njerëzit mund të dallonin njëri-tjetrin, e Boozi i tha: “Kujdes, të mos e dijë askush se ke ardhur këtu”.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E vazhdoi: “Bjere mantelin që ke mbi vete, e mbaje mirë me të dyja duart”. Ajo e shtriu dhe e mbajti e ai i qiti gjashtë masë elb dhe ia vuri në krah. Ajo me të në shpinë hyri në qytet
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16dhe shkoi tek e vjehrra. Ajo e pyeti: “Çbëre, bija ime”? Ajo i tregoi gjithçka i kishte bërë Boozi
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17e shtoi: “Ja, më dha edhe gjashtë masë elb e më tha: Sdua që të kthehesh duarzbrazët te vjehrra jote”.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Noemia i tha: “Mos u shqetëso, bija ime, derisa të shohim se ç përfundim do të ketë puna. Ai s’do të gjejë pushim derisa sot ti japë fund çështjes” .
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.