Boozi martohet me Rutën
1Boozi doli te dera e qytetit dhe qëndroi. Kur e pa se po kalon i afërmi, për të cilin kishte folur, i tha: “Kthehu një herë e rri këtu”, duke e thirrur për emër. Ai u kthye dhe u ul.
2Boozi atëherë i mori dhjetë njerëz prej pleqve të qytetit e u tha: “Uluni këtu”!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur u ulën ata, i tha të afërmit: “Noemia e shet tokën e vëllait tonë Elimelekut tani që është kthyer prej dheut të Moabit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Desha që ta dish e të ta them ndër sy të të gjithë pleqve të vendit tim që janë këtu ndenjur, nëse do ta trashëgosh në emër të së drejtës së trashëgimit, blije dhe e gëzofsh; por në qoftë se nuk të pëlqen, ma thuaj edhe këtë që të di se ç’më duhet të bëj. Askush nuk është i afërm përveç teje, që je i pari, dhe unë që jam i dyti”. Atëherë ai u përgjigj: “Tokën do ta blej unë”.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Boozi i tha: “Nëse e blen tokën prej dorës së Noemisë, atëherë duhet ta marrësh për grua edhe Rutën, moabite, gruan e të ndjerit, për t’ia mbajtur gjallë emrin e të vdekurit të afërm në trashëgimin e tij”.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por ai u përgjigj: “Tërhiqem nga e drejta e afrisë; skam qëllim të shkatërroj pronën e familjes sime. Përdore ti të drejtën time, që po e shpall me vullnet se heq dorë.”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Në Izrael ishte që moti zakon që, si për blerje të trashëgimit, si për shndërrim, për të dëshmuar se hiqte dorë nga e drejta, njeriu zbathte të sandalen e vet e ja jepte të afërmit. Kjo ishte dëshmi se hiqte dorë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë i afërmi i tha Boozit: “Blije ti”! Dhe e hoqi të sandalen nga këmba.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë Boozi u tha pleqve dhe mbarë popullit: “Ju jeni dëshmitarë se unë sot mora prej dorës së Noemisë gjithçka që kishin Elimeleku, Kelioni e Mahaloni,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10e marr edhe Rutën moabite, gruan e Mahalonit, për grua që ta ngjall emrin e të ndjerit në trashëgimin e tij, që emri i tij të mos fshihet prej vëllezërve të tij e prej derës së qytetit të tij. Ju, pra, po e përsëris, jeni dëshmitarë sot për këtë gjë”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11U përgjigj mbarë populli që ishte te dera e qytetit dhe pleqtë: “Jemi dëshmitarë! E bëftë Zoti këtë grua, që po hyn në shtëpinë tënde, porsi Rakelën e Lien, të cilat që të dyja ndërtuan shtëpinë e Izraelit. U pasurofsh në Efratë, u bëfsh i përmendur në Betlehem!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shtëpia jote si shtëpia e Faresit që Tamara ia lindi Judës, në saje të trashëgimtarëve që Zoti do ti japë prej kësaj nuseje”!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kështu Boozi e mori Rutën dhe ajo u bë gruaja e tij. Ai hyri tek ajo dhe Zoti deshi e ajo ngjizi dhe i lindi një djalë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë gratë i thoshin Noemisë: “Qoftë bekuar Zoti që slejoi të mbetesh pa të afërm, i cili pranoi ta përjetësojë familjen tënde dhe kështu ti përmendet emri i tij në Izrael.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ai do të ngushëllojë zemrën tënde e do të mbajë pleqërinë tënde. Lindi prej resë sate që të do shumë dhe është për ty shumë më e mirë se ti kishe shtatë djem”.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Noemia e mori djalin dhe e vuri në prehër dhe ajo u kujdes për të.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të afërmet e saj, duke u gëzuar me të, i thoshin: “Noemisë i leu djalë”! dhe ia ngjitën emrin Obed. Është babai i Isait, i babait të Davidit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Këta janë brezat e Faresit: Faresit i lindi Esromi,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Esromit i lindi Arami, Aramit i lindi Aminadabi,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Aminadabit i lindi Naasoni, Naasonit i lindi Salma,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Salmës i lindi Boozi, Boozit i lindi Obedi,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Obedit i lindi Jeseu, Jeseut i lindi Davidi.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.