1Për shkak të fitesës shumë mëkatojnë e kush kërkon të pasurohet nuk e pështyn dorën.
2Sikurse huri ngulet ndërmjet gurëve,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3ashtu ndërmjet shitjes e blerjes depërton mëkati.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Nëse se mban veten në frikën e Zotit, së shpejti do të përmbyset shtëpia jote.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fjala
5Sikurse kur tundet shosha, mbesin zonat, kështu edhe mungesat e njeriut dalin në pah në të folur.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Enët e vorbëtarit i sprovon furra, njerëzit e drejtë i sprovon vuajtja.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Si u punua një pemë e dëftojnë frutat, kështu edhe fjala e zbulon mendimin e njeriut.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Para se të ketë folur askënd mos lavdëro: sepse të folurit është prova e njeriut.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Drejtësia
9Nëse e ndjek drejtësinë, patjetër do ta zësh dhe do ta veshësh porsi petk nderi, do të banosh me të, do të të mbrojë përgjithmonë dhe në ditën e provës në të do të gjesh mbështetjen e sigurt.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Zogjtë tubohen me të ngjashmit e vet dhe e vërteta kthehet tek ata që e shtinë në veprim.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Luani gjahut gjithmonë i rri në pritë, kështu edhe mëkatet atyre që bëjnë paudhësi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Biseda e njeriut të përshpirtshëm flet përherë urti, kurse i patenzoni ndërrohet porsi hëna.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mes njerëzve të pamend, ruaje kohën, mes njerëzve të urtë mos të dhimbet koha.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Biseda e të marrëve është e neveritshme, të qeshurit e tyre në kënaqësitë e mëkatit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Biseda e atij që bën be shumë, të çon flokët e kokës e, kur të tillët grinden, bëjnë të mbyllim veshët.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Grindja e njerëzve krenarë mbaron me gjakderdhje e të sharat e tyre tmerr janë edhe të dëgjohen.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fshehtësitë
17Kush zbulon fshehtësitë, humb besimin e mikut dhe s’do të gjejë më mik për vetvete:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Duaje mikun dhe mbaja besën;
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19por, nëse ia zbulon fshehtësitë e tija, s’ke pse i shkon më pas,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20sepse, porsi ai që e ka bjerrë atë që i ka vdekur, ashtu e ke bjerrë miqësinë e të afërmit tënd,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21e, porsi ai që e lëshon zogun prej dorës, ashtu e lë të shkojë të afërmin tënd, më s’do ta zësh.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mos iu vër pas, sepse tashmë është shumë larg; vërtet shpëtoi porsi shuta prej lakut, sepse e plagosur është zemra e tij,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23më s’do të jesh në gjendje ta lidhësh. Një nëmë e sharje ndoshta mund të pajtohet,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24por, të zbulosh fshehtësitë e mikut, do të thotë ta këputësh krejtësisht shpresën.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hipokrizia
25Kush bën në sy, trillon të keqen; kush e njeh, largohet prej tij.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Para syve të tu është gojëmbël dhe bisedat e tua e mallëngjejnë, por, pas syve, i ndërron fjalët e fjalët e tua i cilëson shkandull.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Shumë gjëra më neverisin, por jo sa ky njeri, por edhe Zoti të tillin e ka inat.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kush hedh peshën përpjetë, mbi kokë i bie: edhe goditja me tradhti tradhtarin godet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kush gropën hap, vetë bie brenda, kush ia qet gurin të afërmit, vetë në të do të marrë në thua e kush ia ngeh tjetrit lakun, vet në të zihet.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kush e zbaton synimin e mbrapshtë, mbi të ai kthehet e nuk e di se nga i ka ardhur.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Përqeshja e poshtërimi si ndahen krenarit dhe hakmarrja i rri në pritë si luani.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Në lak do të bien ata që i gëzohen rënies së të drejtëve, para se të vdesin, dhimbjet do ti shkrijnë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hakmarrja
33Hidhërimi dhe urrejtja njësoj janë të urrejtshme, të dyja në zemër i ndryen mëkatari.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.